17.8 C
Prizren
E hënë, 28 Prill, 2025

Nisma në Prizren: Keqpërdorimi i nxënësve për propagandë, i rrezikshëm

Nisma në Prizren ka reaguar lidhur me keqpërdorimin e nxënësve në shkollën fillore “Motrat Qiriazi” në këtë qytet.

Sipas këtij subjekti politik, keqpërdorimi i nxënësve për propagantë është i rrezikshëm

“NISMA Socialdemokrate – Dega në Prizren mendon se keqpërdorimi i nxënësve në shkollën fillore “Motrat Qiriazi” për propagandë jo racionale dhe manipuluese është i rrezikshëm dhe përçon mesazh jo të mirë!”, thuhet në reagimin e Nismës në Prizren.

“Fotografia me nxënësit që po qarkullon në media dhe mos reagimi i organeve përgjegjëse në Prizren është një tregues se deri ku është katandisur Arsimi në Prizren, që është edhe si produkt i njerëzve të papërgjegjshëm dhe jokompetent të emëruar në krye të DKA-së!”

“Emërimin për ta udhëhequr Arsimin në Prizren të personave që nuk e dinë sa minuta zgjatë ora e mësimit dhe mbushja me “komisar politik” në DKA, ka bërë që qindra nxënës të humbin me mijëra orë mësimi për arsye të vendimeve të gabuara poltike të z.Haskuka për llogari të votave, ku afër dy muaj mbi 50 punëtorë të Arsimit nuk shkojnë në punë edhe pse janë pranuar me konkurs të rregullt”.

“NISMA në Prizren shpreson që gjendja në arsim do të ndryshojë dhe personat për këtë gjendje të japin llogari”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

53 aksidente dhe afër 2 mijë gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

53 aksidente trafiku kanë ndodhur në 24 orët e fundit në Kosovë. Sipas statistikave të policisë, 20 nga këto aksidente kanë qenë me të lënduar...

Gazetaria e sotshme dhe ajo hulumtuese, e skajshme, periferike dhe larg problemeve akute që po na rrethojnë

  Nga Musa Sabedini  E tërë lufta në gazetarinë ditore dhe informative ka për qëllim që të tregoj të vërtetën, që të thuhet ajo kur dhe...

Lajmet e Fundit