Rrahje për borxh në Suharekë

Një person është sulmuar për borxh në Suharekë.

Viktima ka pësuar lëndime trupore, ndërkaq sulmuesi ëhstë arrestuar.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje rreth një borxhi ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull K-Shqiptar”, njofton Policia e Kosovës.

“Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti pas pranimit të tretmanit mjekësor është liruar”.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Vazhdojnë punimet restauruese në Kullën e Hajrullah Çantës në Rahovec

Ministrja në detyrë e Kulturës dhe Turizmit Saranda Bogujevci, ka njoftuar se po vazhdojnë me dinamikë punimet restauruese në shtëpinë-kullë të Hajrullah Çantës në...

Me seancë solemne nis shënimi i 27-vjetorit të çlirimit të Prizrenit

Me mbajtjen e Seancës Solemne të Kuvendit Komunal ka nisur sot shënimi i 27-vjetorit të çlirimit të Prizrenit, një nga datat më të rëndësishme...

Lajmet e Fundit