2.3 C
Prizren
E hënë, 22 Dhjetor, 2025

Për 17 vjet, 2506 persona humbën jetën në aksidente të trafikut në Kosovë

Nga viti 2002, në rrugët e Kosovës, aksidentalisht kanë humbur jetën 2506 persona .

Drejtori i Divizionit të Komunikacionit Rrugor të Policisë së Kosovës, Jeton Rexhepi tha se gjatë kësaj periudhe kohore kanë ndodhur 15574 aksidente.

“Inkurajuese është fakti se trendi i aksidenteve me fatalitet po shënon ulje”, tha Rexhepi, transmeton TV Prizreni.

Në amfiteatrin e Fakultetit të Shkencave të Jetës dhe Mjedisit në Universitetin e Prizrenit ,përfaqësues të Policisë, Ministrisë së Infrastrukturës dhe Shoqatës së Sigurimeve, kanë mbajtur një ligjëratë kushtuar Ditës Botërore të përkujtimit të viktimave në trafikun rrugor.

Drejtori i Departamentit Koordinues të Këshillit të Sigurisë në Komunikacionin Rrugor në MIT, Fejzulla Mustafa, tregoi për tre faktorët kryesor si shkaktarë të këtyre aksidenteve.

“Ministria është mjaft aktive përmes angazhimeve të shumta në ngritjen e vetëdijes së pjesëmarrësve në komunikacion”, tha ai.

Studenti, Fatlind Tredhaku, e vlerësoi të rëndësishme këtë ligjëratë, duke përfituar informacione të shumta për më shumë siguri në rrugët tona.

Ndërkaq, drejtues të Shoqatës së Sigurimeve, njoftuan se nga viti 2002-2018 janë dhënë rreth 400 milionë euro nga kompanitë e sigurimeve për kompensimin e dëmeve materiale të shkaktuara në aksidente, ndërsa për këtë viti deri më tani 22 milionë euro.

Sipas statistikave, vendi ynë ndodhet në mesin e listës së shteteve që shënojnë aksidente në 100 mijë banorë në Evropë, njoftuan zyrtarë të këtyre institucioneve./TV Prizreni/

Më Shumë

41 aksidente e mbi 1 mijë gjoba trafiku për 24 orë në Kosovë

41 aksidente trafiku kanë ndodhur në 24 orët e fundit në vendin tonë, ku 16 prej tyre kanë qenë me të lënduar dhe 25...

Zhduket një burrë në Suharekë

Një person në Suharekë është raportuar i zhdukur që nga 15 dhjetori. Bazuar në informacionet e Policisë, viktima ka dalë nga shtëpia dhe nuk është...

Lajmet e Fundit