Dokufest ka hapur thirrjen për Shkollën e Filmit Dokumentar 2020

Dokufest ka hapur thirrjen për pjesëmarrje në Shkollën e Filmit Dokumentar 2020 me ç’rast fton nxënësit e shkollave të mesme për aplikim në këtë shkollë.

“DokuFest fton të gjithë nxënësit e shkollave të mesme, që të aplikojnë për kampin dimëror ku do të aftësohen për të xhiruar filma të cilat do të shfaqen në edicionin e ardhshëm të festivalit”.

“Deri më tani 7 gjenerata të nxënësve kanë kaluar nëpër shkollën e filmit dokumentar dhe që nga viti 2013 janë prodhuar mbi 36 filma të shkurtë dokumentar që trajtojnë tema të ndryshme shoqërore”, thuhet në njoftimin e Dokufestit në Facebook.

Më Shumë

Auditori gjen paqartësi në tenderin për blerjen e dy autoambulancave në Prizren

Komuna e Prizrenit kishte zhvilluar një procedurë prokurimi për blerjen e dy autoambulancave me kërkesa të paqarta dhe kundërthënëse në dokumentet e tenderit, duke...

Kori i Fëmijëve “Siparantum Kids” mbajti koncert në Prizren

Kori i Fëmijëve “Siparantum Kids” ka mbajtur një koncert në Teatrin “Bekim Fehmiu” në Prizren, duke sjellë para publikut një program artistik me vepra...

Lajmet e Fundit