QKMF-së në Malishevë i dhurohet një autoambulancë

Autoambulanca, e cila është donacion nga fondacioni gjerman “Luftbrucke”, i është dorëzuar sot Qendrës së Mjekësisë Familjare në Malishevë.

Vetura është sjellë nga përfaqësuesi i fondacionit, humanisti Rudolf Broer, ndërsa fillimisht ajo dhe çelësat i janë dorëzuar kryetarit të Malishevës, Ragip Begaj, e më pas ky i fundit i ka dorëzuar QKMF-së në Malishevë.

“Malisheva ju ka shumë borxh dhe nuk do t’ju harroj asnjëherë. Ju jeni një humanist i madh dhe Komuna e Malishevës gjithmonë do ju kujtojë të tillë. Ju jemi mirënjohës për të gjitha që keni bërë për komunën tonë”, tha mes tjerash kryetari i kësaj komune, Ragip Begaj, me rastin e pranimit të donacionit.

Më Shumë

Zyrtare: Arian Azemi firmos për dy vite me Bashkimin

KB Bashkimi ka vazhduar me kompletimin e skuadrës për sezonin 2026/27, duke zyrtarizuar afrimin e Arian Azemit. “Mirë se vjen, Arian Azemi! Ariani është zyrtarisht...

Dy çifte u kapën duke votuar në të njëjtën kabinë në Mamushë

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi ka bërë të ditur se procesi zgjedhor në këtë qytet, kryesisht ka pasur ecuri të...

Në breg të detit

Lajmet e Fundit