6.2 C
Prizren
E hënë, 20 Janar, 2025

Edhe një skandal tjetër, librat e Shqipërisë nuk e njohin Kosovën si shtet

Në librin e Qytetarisë së klasës së VIII, me autorë Izela Tahsini, Elona Dhembon Veronika Ducin dhe përgjegjëse të artit grafik Semela Mero, kryeredaktore Natasha Pepivani, një ribotim i 2019 i shtëpisë botuese Albas, në pjesën e mësimit me tematikë ‘NE DHE EUROPA’, është vendosur harta e rajonit të Ballkanit ku Kosova nuk njihet si shtet i pavarur. Kjo çështje ka shkaktuar indinjatë kombëtare qoftë nga prindërit dhe nxënësit, por edhe nga historianët.

“Nuk është vendosur Kosova?? Shumë gabim, nuk e di…nuk e di.. Ne si prindër shqetësohemi, por s’mund të ndryshojmë gjë”, thotë një prind.

“Ai që ka shkruar këtë duhet të mbajë përgjegjësi. Është e palejueshme të mohosh Kosovën”, thotë një tjetër.

“Fëmija im s’ka vajtur ende në klasë të 8, por është skandal… por librat kanë budallallëqet e dynjasë”, shprehet një prind.

“Unë jam dhe nga veriu, ngjitur me Kosovën dhe e duam shumë. I bëj thirrje Ministrisë që Kosovën ta vendos në hartë veç nga Serbia”, shprehet një nxënës.

“Një keqardhje e madhe që të mësojmë se Kosova është Serbi”, thotë një tjetër.

Sipas historianit, profesor Petrit Nathanaili, në librin e Qytetarisë është përdorur një hartë e vjetër gjeografike si shkak i papërgjegjshmërisë.

“Ata që e kanë bërë aty nuk kanë qenë të vëmendshëm dhe për më tepër ata që kanë patur për detyrë për ta kontrolluar nuk kanë bërë detyrën siç duhet. Ajo është hartë e vjetër. Kosova është e pavarur dhe pavarësisht nga fakti sa shtete e njohin apo nuk e njohin, ajo figuron në çdo lloj harte gjeografike apo politike që bëhet aktualisht në Evropë, kufijtë e Kosovës si shtet ekzistojnë”, thotë Nathanaili.

Pasaktësi të tilla në librat shkollorë nuk duhet të ketë, reagoi ministrja e Arsimit, Besa Shahini, megjithatë, shkroi në një status në “Facebook” ajo, se ky është një gabim i paqëllimshëm. Ministrja shpjegoi se “Kosova është Republikë dhe njihet si e tillë, por grupi i punës nga autori deri te komisioni që ka miratuar botimin, nuk kanë qenë në gjendje të vërejnë mungesën e shtetit të Kosovës në të”.

Më Shumë

Mirsad Çollaku zgjidhet kryetar i Lidhjes Rajonale të Futbollit në Prizren

Mirsad Çollaku është zgjedhur kryetar i Lidhjes Rajonale të Futbollit në Prizren. Pas marrjes së besimit, ai falenderoi të gjithë delegatët e pranishëm për punën...

Arrestohet i kërkuari në Prizren, dërgohet në vuajtje të dënimit prej tre vite

Policia e Prizrenit sot ka arrestuar dhe dërguar në vuajtje të dënimit prej tre (3) vitesh burgim një 22-vjeçar të kërkuar. I arrestuari ishte shpallur...

Lajmet e Fundit