19.8 C
Prizren
E mërkurë, 8 Maj, 2024

Anton Quni në Thumanë: Jam i prekur deri në palcë

Kryetari i LDK-së në Prizren, Anton Quni ka qëndruar sot në Thumanë.

Ai, është prekur nga ajo çfarë ka parë në këtë vend të prekur nga tërmeti.

“Ajo çfarë pashë, sot, në Thumanë dhe Durrës, më preku deri në palcë.Ndjejë dhimbje të thellë për humbjet e jetërave, për të plagosurit, për të pastrehët dhe për dëmet e pallogaritshme që tërmeti la pas vete”, shkruan Quni.

“Por, njëkohësisht u ndjeva krenar me profesionalizmin e heroizmin e trupave të kërkim-shpëtimit, veçanërisht atyre nga Kosova”.

“Takova djem e vajza që nuk kursejnë asgjë për të ju dal në ndihmë qytetarëve të prekur nga kjo fatkeqësi natyrore”.

“Grupe shpëtimi që vazhdojnë të punojnë në gërmadhat e ndërtesave të shembura në kërkim të të ngujuarve, e të tjera grupe mjekësore e humanitare që ndihmojnë njerëzit e pastrehë, secili nga ta e ka tregimin më rrënqethës se tjetri qe të sjell dhimbje në shpirt e zemër”.

“Por, duke qëndruar pran njëri-tjetrit, kështu së bashku do ta përballojmë më lehtë, dhimbjen e përgjysmojmë dhe e mposhtim me humanizëm, me zgjatjen e dorës së ndihmës dhe të mbështetjes. Aktivizmi dhe vullnetarizmi i gjithë atyre njerëzve nga Kosova e viset tjera shqiptare, padyshim se më mahniti e më bëri krenar”.

“Zoti i bekoftë shpëtimtarët, ndihmëtarët dhe vullnetmirët e shumtë.
Do të qëndrojmë kështu përkrah njëri tjetrit edhe ditëve në vijim, deri sa Durrësi e Thumana të marrin vetën e të rifillojnë jetën”.

“Jemi vëllezër gjaku e gjuhe”.

“Vëllezër në gëzim e në dhimbje”.

“Kështu do të mbesim përjetë të jetëve”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

9 vjeçarit nga Prizreni, Benjamin Beqirit i duhet ndihmë financiare për shërim

Benjamin Beqiri nga Prizreni, i cili po përballet me disa sëmundje që në lindje të tij i duhet ndihmë. 9 vjeçar nga Prizreni vuan nga...

Sot zhvillohen ndeshjet e javës së 32-të të Superligës së Kosovës në futboll

Sot do të luhet ndeshjes e javës së 32-të të Superligës së Kosovës në futboll. Janë paraparë të zhvillohen pesë ndeshje tejet interesante. Kampioni në fuqi...

Moti sot me shi

Lajmet e Fundit