Aksidentohen pesë vetura në Krushë të Vogël

Një aksident trafiku në mes pesë veturave ka ndodhur pasditen e sotme në magjistralen Prizren – Gjakovë, në fshatin Krushë e Vogël

Rastin për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

Osmanollaj ka treguar se si pasojë e aksidentit, një person ka marrë lëndime të lehta trupore.

“Rreth orës 13:15 një aksident trafiku ka ndodhur në magjistralen Prizren – Gjakovë, në fshatin Krushë e Vogël. Në aksident janë të përfshira pesë vetura, ndërsa një person ka pësuar lëndime të lehta”, ka thënë Osmanollaj

Më Shumë

Arrestohet 27-vjeçari i dyshuar për vjedhje të rëndë në Suharekë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “vjedhje e rëndë”, pas një operacioni hetimor disa ditor në Suharekë. Sipas njoftimit...

Vërshimet në Rahovec, institucionet diskutojnë masat e reagimit

Përfaqësues të Komunës së Rahovecit morën pjesë në punëtorinë njëditore me temë “Vërshimet në Rahovec”, të organizuar nga Agjencia e Menaxhimit Emergjent me mbështetjen...

Lajmet e Fundit