Rikthehen në Durrës të strehuarit në ish-kampin e KFOR-it në Prizren

Të mërkurën, në mënyrë të organizuar, vullnetarisht janë rikthyer në shtëpitë e tyre në Shqipëri të strehuarit në ish kampin e KFOR-it dhe në sallën e edukatës fizike të gjimnazit “ Gjon Buzuku”. Dashamir Zekaja bashkë me familjen e tij dhe dhjetëra banorë të prekur nga tërmeti nga Qarku i Durrësit, pas disa ditë qëndrimi në ish kampin e KFORi-t gjerman në Prizren dhe sallën e edukatës fizike të gjimnazit ” Gjon Buzuku”, të mërkurën vullnetarisht po riktheheshin në shtëpitë atyre.

Ai është falënderuar për mikpritjen dhe strehimin që i është bërë në Prizren, pas tronditjes psikologjike që kishin pësuar nga tërmeti shkatërrimtar. Edhe i moshuari, Mustafa Tahiri, është falënderues për strehimin dhe përkujdesjen që i është bërë në Prizren banorëve të prekur nga tërmeti, dhe thotë se edhe pse kthehet në shtëpinë e tij, ai ende nuk ndjehet i qetë nga traumat dhe dridhjet e e shpeshta të tokës në vendlindjen e tij.

Ritkthimi i këtyre personave është bërë në mënyrë të organizuar duke i rikthyer në shtëpitë e tyre me autobus nën përcjellje të policisë. Sipas informacionëve që i siguruam, numri i të kthyerve gjatë ditës së sotme ka qenë rreth 70 persona, ndërsa një gjë e tillë pritet të ndodh edhe ditëve në vijim./TV Prizreni/

FILLOI KTHIMI VULLNETAR I TË STREHUARVE NGA TËRMETI QË ISHIN SISTEMUAR NË ISH KAMPIN E KFOR-it DHE SALLËN E EDUKATËS FIZIKE NË GJIMNAZIN E PRIZRENIT

FILLOI KTHIMI VULLNETAR I TË STREHUARVE NGA TËRMETI QË ISHIN SISTEMUAR NË ISH KAMPIN E KFOR-it DHE SALLËN E EDUKATËS FIZIKE NË GJIMNAZIN E PRIZRENITTë mërkurën, në mënyrë të organizuar, vullnetarisht janë rikthyer në shtëpitë e tyre në Shqipëri të strehuarit në ish kampin e KFOR-it dhe në sallën e edukatës fizike të gjimnazit “ Gjon Buzuku”. Dashamir Zekaja bashkë me familjen e tij dhe dhjetëra banorë të prekur nga tërmeti nga Qarku i Durrësit, pas disa ditë qëndrimi në ish kampin e KFORi-t gjerman në Prizren dhe sallën e edukatës fizike të gjimnazit " Gjon Buzuku", të mërkurën vullnetarisht po riktheheshin në shtëpitë atyre. Ai është falënderuar për mikpritjen dhe strehimin që i është bërë në Prizren, pas tronditjes psikologjike që kishin pësuar nga tërmeti shkatërrimtar. Edhe i moshuari, Mustafa Tahiri, është falënderues për strehimin dhe përkujdesjen që i është bërë në Prizren banorëve të prekur nga tërmeti, dhe thotë se edhe pse kthehet në shtëpinë e tij, ai ende nuk ndjehet i qetë nga traumat dhe dridhjet e e shpeshta të tokës në vendlindjen e tij. Ritkthimi i këtyre personave është bërë në mënyrë të organizuar duke i rikthyer në shtëpitë e tyre me autobus nën përcjellje të policisë. Sipas informacionëve që i siguruam, numri i të kthyerve gjatë ditës së sotme ka qenë rreth 70 persona, ndërsa një gjë e tillë pritet të ndodh edhe ditëve në vijim.

Gepostet von Televizioni Prizrenit am Mittwoch, 4. Dezember 2019

Më Shumë

Aksident i trefishtë pas mesnate në Prizren

Një aksident trafiku ka ndodhur pas mesnate në Prizren. Nga pamjet shihet se janë pëplasur tri automjete mes vete. Sinjali ka kontaktuar me Policia e Kosovës...

Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri

Pika kufitare e Morinës përballet me fluks të lartë, ndërsa mijëra pushues nga Kosova i janë drejtuar bregdetit shqiptar. Fundjava ka sjellë një rritje të...

Lajmet e Fundit