15.8 C
Prizren
E martë, 13 Maj, 2025

As sot s’ka takim Kurti – Mustafa

Për sot nuk është planifikuar ndonjë takim në mes të kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit e Isa Mustafës, liderit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, merr vesh Gazeta Express.

Që nga dita e hënë, kur edhe ishte thënë se VV e LDK do të finalizonin marrëveshjen për koalicion, por, që ndodhi e kundërta, nuk ka pasur takim në mes të dy partive që po tentojnë të formojnë qeverinë e ardhshme.

Të hënën, LDK i vuri në tavolinë të diskutimit, disa kushte partisë së Albin Kurtit, e njëra ndër to ishte edhe pozita e presidentit. Përveç kësaj, Isa Mustafa kërkoi hise të barabartë me VV-në edhe në ministri. Si zgjedhje të parë e patën Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Derisa Vetëvendosje nuk i pranoi këto kushte që i pati LDK’ja, Glauk Konjufca, njeriu i dytë më i votuar në VV tha në emisionin Pressing në T7 se nuk negociojnë për presidentin, e bëri të ditur se MPB-ja ishte dikaster për të cilin kishin premtuar edhe gjatë fushatës.

LDK deklaratat e tij i konsideroi si ofendime, e për ditën e djeshme u anulua takimi i planifikuar Kurti – Mustafa. Kjo u pa edhe si shenjë që koalicioni po shkonte drejt dështimit.

Mirëpo, të martën, partia e Isa Mustafës lëshoi edhe një komunikatë për media ku potencuan se me VV-në do të vazhdojnë diskutimet për koalicion, e që nuk iu nënshtrohen presioneve publike.

“Lidhja Demokratike e Kosovës është e përkushtuar të respektojë dhe zbatojë vullnetin e qytetarëve të Kosovës të shprehur në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit. Në këtë drejtim, ne kemi shprehur vazhdimisht gatishmërinë dhe zotimin tonë të palëkundur në arritjen e një marrëveshjeje bashkë qeverisëse me LVV-në, bazuar në fuqinë politike që u kanë dhënë votuesit dy partive, në frymën e bashkëpunimit drejt mbrojtjes dhe avancimit të interesave shtetërore të Kosovës”, u bë e ditur.

Pas kësaj komunikate, edhe nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri hedhi poshtë zërat se po dështon lidhja e një koalicioni qeverisës me VV-në.

“Ne kemi punuar më shumë se dy vite për të ndërtuar kapitullin e bashkëpunimit dhe mirëkuptimit politik mes LDK’së dhe LVV’së. Keni durim. Po e ndërtojmë koalicionin në mirëbesim”, ka shkruar ai.

Ndryshe, raportohet se Albin Kurti do të marrë pjesë sot në konferencën mbajtur në Berlin, “Ballkan Dialogues” (Dialogët Ballkanas), organizuar nga Instituti “Lindje-Perëndim”./GazetaExpress/

Më Shumë

Ambasadori britanik uron Ditën e Goranëve: Pata një ditë fantastike në Dragash dhe Restelicë

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka uruar komunitetit goran në ditën ndërkombëtare të tyre. Në një postim në Facebook, ai ka...

Ndërron jetë mësimdhënësi nga Prizreni,Fatih Lubiçeva

Ka ndërruar jetë mësimdhënësi i njohur nga Prizreni, Fatih Lubiçeva. Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar Drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit në...

Lajmet e Fundit