E frikëson për mosparaqitje të dëshmisë për fajde, arrestohet një person në Prizren

Një person është arrestuar në lagjen ‘Arbana’ të Prizrenit.

Ai, dyshohet se ka frikësuar viktimën për fajde.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti ka kërkuar nga viktima mashkull K/Shqiptar të mos paraqet dëshminë e tij para Prokurorisë Themelore Prizren në lidhje me rastin fajde të përfshirë dy vëllezërit e të dyshuarit”, njofton PK.

I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Prizreni vazhdon mbështetjen për viktimat e dhunës, nënshkruhet Memorandumi i Mirëbesimit

Komuna e Prizrenit ka nënshkruar sot Memorandumin e Mirëbesimit me Qendrën për Strehimin e Grave dhe Fëmijëve në Prizren, duke vazhduar mbështetjen institucionale për...

Sot varroset i riu Albian Osmanaj

Sot do të bëhet varrimi i 27-vjeçarit Albian Osmanaj, i cili humbi jetën në ngjarjen e rëndë që tronditi fshatin Kobaj. https://prizrenpress.com/421746-2h/ Sipas njoftimit të familjes,...

Lajmet e Fundit