Konstituohet Bordi Këshillëdhënës Industrial (BKI) në Fakultetin e Shkencave të Jetës dhe Mjedisit në UPZ

 

Me datë 19.12.2019 në Fakultetin e Shkencave të Jetës dhe Mjedisit u themelua Bordi Këshillëdhënës Industrial (BKI) roli i të cilit është në funksion të bashkëpunimit dhe ndërveprimit të fakultetit me komunitetin e biznesit dhe palët e jashtme të interesit.

Ky bashkëpunim synon shkëmbimin e përvojave të mira dhe rekomandimeve me dobi reciproke (këshillime, trajnime, studime të përbashkëta, mundësi punësimi, ekspertiza, praktika profesionale etj.).

Anëtarë të bordit janë komuniteti i biznesit, organizatat qeveritare si dhe nga shoqëria civile.

Pas procesit zgjedhor të fshehtë, Endra Luzha (ABI), u zgjodh kryetare e BKI ndërsa Besim Loshaj (Agroproduct), zëvendëskryetar.

Më Shumë

Murati njofton se të hënën ekzekutohen shtesat për sektorin privat: Për studentët do t’ju njoftojmë sapo listat të jenë gati

Hekuran Murati, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ekzekutimi i 100 eurove për punëtorët e sektorit privat do të bëhet të hënën...

Haxhiu bën homazhe për Ukshin Hotin në ditëlindjen e tij

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, sot në ditëlindjen e profesor Ukshin Hotit, ka bërë homazhe në Shtëpinë Muze...

Lajmet e Fundit