Habitore

Sahit F. Osmani

Toka e paska goditur qiellin me gurë
Me dru dhe me hekur e paska goditur
Lumenjtë stërkalash qenkan ngritur
Ta shuanin zjarrin e ndezur me sherr

Paska ngritur pluhur e tym pa u ndal
T’ia mjegullojë yjet diellin dhe hënën
T’ia nxijë kaltërsinë e faqet me blozë
Ta rrotullojë dhe ta shkelë me këmbë

Qenka bërë natë e zezë e frikshme
Dita s’paska çelur me syrin diellor
Rrebeshe dhe stuhi qenkan ngritur
Horizontet paskëshin bubulluar…

Qenka zgjuar toka nga gjumi i rëndë
Ëndrra e trishtuar e paskësh mallkuar
Gur e dru e dhe’ qenkëshin ngjizur
Pajtim me qiellin paskëshin kërkuar!

Më Shumë

Vrasja e 27-vjeçarit dhe plagosja e babait të tij, detaje nga ngjarja tragjike në Prizren

Një 27-vjeçar e ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve nga mjeti i mprehtë. Ngjarja tragjike ka ndodhur në fshatin Kobaj të Prizrenit, ku dy...

Shpërthim në oborrin e një shtëpie në Prizren, policia jep detaje

Një shpërthim i dyshuar me granatë dore ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së hënës në Prizren, duke shkaktuar dëme të...

Lajmet e Fundit