Befasia në zgjedhjet e 6 tetorit këtë vit ishte padyshim shkuarja e Partisë Demokratike të Kosovës në opozitë, kjo erdhi pas 12 viteve sa kjo parti ishte në pushtet
I pari i PDK’së, Kadri Veseli humbi në zgjedhjet e fundit duke siguruar 169 mijë e 211 vota apo 21.23 përqind, gjë që i jep asaj biletën për opozitë në katër vitet e ardhshme.
Premtimet e shumta të Veselit për ta luftuar korrupsionin, nepotizmin dhe krimin e organizuar që është instaluar tash e një kohë të gjatë, nuk i bën punë kryetarit të PDK’së, duke bërë që në natën e 6 tetorit dy orë pas përfundimit të zgjedhjeve të dal dhe të jap lajmin se kjo parti do të shkon në opozitë.
PDK u ndëshkua më së shumti nga votuesit e saj tradicional dhe shumë qytetarët të tjerë pasi lidhi koalicion me AAK’në dhe Nisma’n, dy parti këto që me pak vota të fituara morën shumë mandate dhe pushtet në qeverinë Haradinaj.
Keqpërdorimet e shumta nga qeveria Haradinaj, ku u përcjellë me shumë skandale në tendere, gjuajtje me armë, rrahje, punësime familjare, korrupsion dhe dallavere të ndryshe, i kushtuan shumë PDK’së dhe kryetarit të saj Kadri Veseli.
Veseli madje lejoi që gjatë koalicionit me AAK’në dhe Nisman të mos ndërhynë në shumë keqpërdorime që mediet po i raportonin, madje ai u përplas me Haradinajn për taksën ndaj Serbisë dhe dolën me kundërshtime ndaj njëri-tjetrit, kundërshtime këto që quan edhe në krijimin e një krize të madhe të koalicionit.
Kujtojmë, se PDK nga viti 2007 kur dikur udhëhiqte në 19 komuna, tani ra në vetëm 5 komuna të cilat njihen si bastione të saj, madje duke e humbur edhe ‘Jerusalemin’ e saj, Prizrenin.
Ndryshe nga të gjitha këto, kryetari i kësaj partie Kadri Veseli, ka paralajmëruar se ata do të jenë një opozitë e fuqishme dhe se me asnjë çmim nuk do të hyjnë në qeverinë Kurti