3.2 C
Prizren
E diel, 19 Janar, 2025

Ish-mjeku i Princ Vidit: Nuk mendoj se Esat Pasha ishte një tradhtar, përkundrazi

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 3 Janar 2020

“Le Matin” ka botuar, të hënën e 25 majit 1914, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me një rrëfim të çuditshëm nga ish-mjeku personal i Princ Vidit për Esat Pashë Toptanin, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Trazirat në Durrës

Versioni i çuditshëm i shkaqeve të largimit të Esat Pashës

Një histori e “një kafje të keqe”

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Berlin, 24 maj.

Nga korrespondenti special i “Matin” (me telefon).

Doktor Berghausen-i, ish-mjeku i princ Vidit, të cilit iu desht të largohej nga oborri i Durrësit pas keqkuptimeve që lindën midis marshallit të madh të oborrit mbretëror dhe atij, bëri në Këln, ku ai sapo ka mbërritur, deklaratat në vijim për gazetarët gjermanë :

Hyrja në Durrës me një ceremoni të denjë të një oborri mbretëror të Evropës Perëndimore, nuk mund ta afronte mbretin më pranë popullit, i cili prej pesë vitesh ishte në luftë, dhe që është aq i varfër sa njerëzit atje vdesin nga uria çdo ditë.

Nuk besoj se Esat Pasha ishte një tradhtar. Përkundrazi. Sipas mendimit tim, ai iu përkushtua me sinqeritet sovranit të tij.

Shkaku i vërtetë i largimit të tij është mosmarrëveshja e thellë që ekzistonte midis tij dhe kapitenit të xhandarmërisë Zoiy. Esati kishte kërkuar shkarkimin (largimin) e oficerit. Meqë nuk iu plotësua kjo kërkesë, ai urdhëroi një nga shërbëtorët e tij të helmonte kapitenin e xhandarmërisë hollandeze me një filxhan kafeje të keqe. Kjo është e zakonshme në Shqipëri dhe ne nuk i kushtojmë shumë rëndësi asaj.

Shërbëtori nuk pranoi. Esati urdhëroi që ta pushkatonin.

Me pak fjalë, oficeri holandez arriti ta dëbojë Esat Pashën, të cilin shkoi ta kërkojë bashkë me gruan e tij, i shoqëruar nga njëzet e pesë burra me pushkë të pajisura me bajoneta.

Kur Esat Pasha u shoqërua në bordin e anijes austriake, atij iu kërkua që të dorëzojë shpatën e tij.

Përfaqësuesi i Italisë ndërhyri pranë mbretit dhe i kujtoi atij se i kishte garantuar lirinë dhe jetën Esat Pashës.

Ne, natyrisht, botojmë këtë version të çuditshëm, nga i cili nuk kemi marrë asnjë konfirmim, përveçse nën përgjegjësinë e autorit të tij dhe me rezerva më të shprehura.

Më Shumë

Prokuroria në Prizren ngrit 14 aktakuza kundër 14 personave për vepra penale

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur 14 aktakuza kundër 14 personave për një sërë veprash penale, përfshirë kanosjen, vjedhjen e shërbimeve dhe ndërtimin pa...

1 mijë e 459 tiketa trafiku u shqiptuan brenda 24 orëve në Kosovë

1 mijë e 459 tiketa trafiku janë shqiptuar brenda 24 orëve në Kosovë. Kështu ka bërë të ditur policia e Kosovës përmes raportit. Poashtu, gjatë kësaj...

Lajmet e Fundit