2.5 C
Prizren
E mërkurë, 14 Janar, 2026

Komuna dhe Prokuroria në Prizren me akuza të ndërsjella për zbatim selektiv të ligjit

 

Përplasjet ndërmjet drejtuesve të Komunës së Prizrenit dhe të Prokurorisë Themelore në Prizren nuk kanë marrë fund.

Ata kanë akuzuar njëri-tjetrin për zbatim selektiv të ligjit.

Përderisa kreu i qeverisë komunale javë më parë ka akuzuar kryeprokurorin e Prizrenit për mbrojtje të ndërtuesve pa leje, ky i fundit rishtazi ka shprehur qëndrimin se kryetari i Komunës aplikon standarde të dyfishta, pasi për hapjen e një qendre tregtare ka insistuar që të ketë pranim teknik, teksa për një qendër tjetër tregtare nuk ka treguar përkushtimin e njëjtë sa i përket pranimit teknik, shkruan sot “Koha Ditore”.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Admir Shala, të martën ka përkujtuar se kryetari i Komunës në tetor të vitit 2018 pati shprehur publikisht qëndrimin se tek investimet në ndërtimtari njëra ndër pikat kryesore është pranimi teknik (certifikata e përdorimit).

“Por ky qëndrim nuk është zbatuar edhe në rastin e hapjes së një qendre të re tregtare në Prizren, që është hapur pa pranim teknik, madje me pjesëmarrjen e kryetarit të Komunës. Kjo tregon se Komuna nuk po vepron njëjtë, porse po aplikon standarde të dyfishta”, ka thënë Shala. Ai ka theksuar se të gjithë qytetarët duhet të kenë trajtim të barabartë nga institucionet shtetërore dhe ato të drejtësisë.

Më Shumë

Totaj priti drejtuesit e KBI-së në Prizren, rikonfirmohet bashkëpunimi institucional

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot në takim kryetarin e Këshillit të Bashkësisë Islame të Prizrenit, Valon ef. Ibrahimi, kryeimamin...

Mbajtja në ndalim e 35 të dyshuarve në rastin BKS, gjykata u reagon avokatëve”: U bë në përputhje me ligjin

Gjykata Themelore në Prizrenit ka reaguar ndaj avokatëve që po pretendojnë se35 të ndaluarit në rastin BKS po mbahen kundërligjshëm. Përmes një reagimi, kjo gjykatë...

Lajmet e Fundit