Plaçkitet ‘Neptun’ në Prizren, hajnave u bie pistoleta gjatë ikjes

Dyqani “Neptun” në Prizren ka qenë cak i një plaçkitje nga tre persona të dyshuar që ka ndodhur mbrëmë pas mesnate. Plaçkitësit e maskuar dyshohet të kenë qenë të armatosur, gjatë kohës kur kryen vjedhjen. Pasi një pistoletë u gjet nga Policia në dyqan.

Disa kompjuter, 10 telefona celularë dhe tre tabletë, janë vjedhur mbrëmë në dyqanin e njohur të pajisjeve elektronike “Neptun” në Prizren, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net”.
Plaçkitja që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 2 të mesnatës, është kryer nga tre persona të dyshuar, në kërkim të të cilëve është vënë Policia, qysh pas raportimit të rastit.

Vjedhjen e ka konfirmuar për Gazetën Online “Reporteri.net, zëdhënësi i Policisë së Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

“Rreth orës 02:00 te mesnatës ka ndodh nje vjedhje në ‘Neptun’. Janë vjedhur disa pajisje elektronike. Policia është në kërkim të tre personave të dyshuar”, tha ai, të premten.
Reporteri.net ka marrë vesh me burime se plaçkitësit dyshohen të kenë qenë të armatosur në momentin kur ka ndodhur vjedhja. Kjo pasi Policia, në vendin e ngjarjes ka gjetur një armë zjarri, të llojit pistoletë TT, e që dyshohet se u ka rënë plaçkitësve të maskuar derisa janë larguar nga vendi i krimit.

Plaçkitjet e armatosura, vitin që lamë pas, ishin shndërruar në fenomen shqetësues në Kosovë, për shkak të rritjes së numrit të këtyre rasteve. Disa nga to, edhe kishin rezultuar me vrasje të punonjësve të lokaleve të cilat kanë qenë cak i vjedhjeve me armë e maska.

Më Shumë

Spitali i Prizrenit diskuton prioritetet për avancimin e shërbimeve shëndetësore

Në Spitalin Rajonal “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren është mbajtur mbledhja e radhës e Këshillit Profesional, ku fokusi kryesor ishte ngritja e cilësisë...

Zafir Berisha thotë se bashkëpunimi me Kurtin mund të tolerohet vetëm nëse Ramush Haradinaj bëhet president

Kryetari i Bashkimit Demokratik në Prizren, Zafir Berisha, ka reaguar pas deklarimeve të fundit të kandidatit të PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, duke e...

Lajmet e Fundit