30.2 C
Prizren
E martë, 16 Shtator, 2025

“Ruajeni nusen nga vëllai im”, vrasja e Enkeledës ishte paralajmëruar?

Enkeleda Çapoku u vra mëngjesin e djeshëm nga kunati i saj Eredet Çapoku në shtëpinë ku jetonte me nënën pasi e përndiqte prej kohësh.

Gruaja u gjet pa ndjenja në një pellg gjaku në korridorin e banesës.

Policia shoqëroi për të marrë në pyetje të afërmit e viktimës dhe të autorit. Nga deklarimet që ata dhanë para oficerëve të Policisë, duket se krimi ishte paralajmëruar.

Madje, edhe bashkëshorti i Enkeledës, i cili ndodhet në burg, ishte i frikësuar se i vëllai mund t’u bënte keq gruas e vajzës.

Ai herë pas here i porosiste të afërmit që shkonin ta takonin në burg, që t’i ruanin nusen dhe vajzën nga i vëllai.

Në bisedën e fundit që kishte bërë me autorin e dyshuar, kur ky i fundit ka shkuar ta takojë në burg për t’i dërguar fotografitë e Enkeledës, ai ishte frikësuar edhe më shumë.

Duke qenë se vetë e kishte të pamundur ta mbronte, Elton Çapoku i kishte thënë motrës dhe vëllait tjetër të tij që ta mbanin larg Erdetin nga Enkeleda.

Ndërsa u kishte kërkuar që të mos e lejonin të shkonte më në takim me të në burg, sepse nuk donte që të fliste më me të.

Sipas dëshmive që kanë dhënë vëllai e motra e autorit të dyshuar, kjo mund të jetë një nga arsyet pse Erdet Çapoku ishte acaruar edhe më shumë kohët e fundit, derisa arriti të vriste kunatën.

Më Shumë

Rahoveci gati për sfidën me Drinin e Bardhë

Rahoveci do të përballet me Drinin e Bardhë këtë të diel në një përballje që pritet të tregojë forcën reale të skuadrës rahovecase, raporton...

Tre persona të maskuar tentuan të vjedhin bankomatin në Xerxë të Rahovecit

Rreth orës 02:15 të mëngjesit të sotëm, në fshatin Xerxe të komunës së Rahovecit, ka ndodhur një incident i rëndë ku tre persona të...

Lajmet e Fundit