Osman Hajdari reagon pas kallëzimit penal të AAK-së

Drejtori i Administratës në Prizren, Osman Hajdari, ka reaguar pas kallëzimit penal, që subjekti politik AAK,  ka ngritur kundër kryetarit të Komunës, Mytaher Haskuka dhe katër zyrtarëve të tjerë.

Postimi i plotë në “Facebook’

Si duket, rivalëve politikë u pengon suksesi i qeverisjes komunale në Prizren, ekskluzivisht ai i departamentit të administratës, ku me angazhimin dhe përpjekje të mëdha janë bërë ndryshime si asnjëherë më parë në sistemin e administratës, infrastrukturës në qendër dhe terren për një kohë shumë të shkurtë, dhe pak para hapjes së shërbimit të vetëm në Kosovë dhe të rrallit në rajon, one-stop shop, marrin iniciativa për akuza të pabaza kundrejt udhëheqjes komunale ekskluzivisht kundër meje, ku në një kallëzim penal, përveç të tjerëve, përmendet emri im, pa asnjë bazë ligjore-pa asnjë element qe përfshin kompetencat e mija.

Për opinionin e gjerë, dua t’u bëj me dije se për rastin në fjalë, subjekti i AAK-së ka bërë një aktpadi ndaj qeverisë komunale për gjoja shkëmbimin e pronës komunale më atë private-bëhet fjalë për një parcelë kadastrale e cila si e tillë është marrë vendim në gjykatë, dhe në asnjë rast nuk është me procedura të kompetencës së establishmentit komunal, aq më pak, në domenin e Drejtorisë së Administratës.

Subjekti në fjalë, në këtë rast AAK, përfshirë edhe subjektet tjera në të kaluarën, sa i përket Drejtorisë së Administratës, sikur nisen nga vetvetja për interferimet në rastet e ndryshme që mund t’i kenë bërë në të kaluarën; e për me keq, ata i pengon edhe suksesi i administratës së qeverisjes aktuale, e që sa ishin ata, projektet dhe zhvillimi i administratës ka vendnumëruar.

Me këtë rast, ia bëj me dije AAK-së dhe autorëve të publikimit të këtij lajmi mbi një kallzim penal ende të pavërtetuar dhe aspak të bazuar se ne nuk do të rrimë duarkryq, dhe se konform ligjeve do të ngrehim padi për shpifje dhe dëmtim të imazhit; kësisoj t’i japim fund opozitarizmit me aktakuza të pabazuara ligjërisht dhe të motivuara politikisht.

Më Shumë

Triumf kuqezi në Vjenë, Alis kualifikon Shqipërinë në Finalen e Madhe të Eurovizion 2026

Nata e dytë e gjysmëfinales së Eurovision Song Contest 2026 ka ulur siparin me një lajm të jashtëzakonshëm për publikun shqiptar: Alis ka prekur...

Totaj për rastin e Nait Hasanit: Në listën përfundimtare janë përfshirë edhe emra që s’janë propozuar nga dega e PDK

Shaqir Totaj ka dhënë detaje shtesë për futjen në listë të Nait Hasanit. Kjo pasi që Totaj dje kishte thënë në një deklaratë se Hasani...

Lajmet e Fundit