10.8 C
Prizren
E martë, 26 Nëntor, 2024

Shtyhet gjykimi ndaj të akuzuarës për vrasjen në Malishevë

Me kërkesë të prokurorit, Ali Uka, është shtyrë në kohë të pacaktuar seanca e paraparë që të mbahet të enjten, në Gjykatën Themelore në Gjakovë, në rastin ku Nafije Rrafshi po akuzohet për vrasje.

Gjykatësi Shaqir Zika, deklaroi se prokurori Uka, me anë të një parashtrese e ka njoftuar gjykatën se ka nxjerrë aktvendim për zgjerim të hetimeve edhe ndaj dy të pandehurve tjerë G.A dhe B.N, me dyshimin e bazuar se në bashkëkryerje me të akuzuarën Nafije Rrafshi, e kanë kryer veprën penale të vrasjes.

Në parashtresë të prokurorit thuhet se pas zhvillimit të hetimeve do të bëhet zgjerimi i aktakuzës, po qe se do të arrihet të sigurohen prova të mjaftueshme, lidhur me dyshimin se të pandehurit e lartcekur kanë kryer veprat penale të caktuara.

Gjykatësi Zika, deklaroi se janë njoftuar të gjitha palët në procedurë lidhur me shtyrjen e seancës.

Në seancën fillestare, që është mbajtur më 4 mars të vitit 2019, e akuzuara Rrafshi, ishte deklaruar e pafajshme për vrasje, ndërsa e kishte pranuar fajësinë për armëmbajtje pa leje

Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Gjakovë, më 19 janar 2019, e akuzuara Nafije Rrafshi, akuzohet se më 4 gusht 2018, rreth orës 09:30 në fshatin Lladrovc, Komuna e Malishevës, me dashje për motive të panjohura, ka privuar nga jeta 57 vjeçarin, tani të ndjerin Sefer Berisha.

Në aktakuzë thuhet se rasti ka ndodhur në atë mënyrë që gjersa tani i ndjeri Sefer Berisha, me automjetin e tipit “Opel Vectra”, dhe në momentin kur arrin në rrugën “Habib Zogaj”, e pandehura derisa ishte duke e vozitur automjetin e tipit “Alfa-Romeo”, me të vërejtur tani të ndjerin, e ndalon automjetin pak më larg nga vendi i ngjarjes hynë në automjetin e tani të ndjerit dhe që të dy dalin nga makinat ku qëndrojnë në breg në afërsi të një pylli dhe pas një fjalosje dhe kacafytje e pandehura nga çanta e nxjerrë një revole të tipit “TT”, kalibri 7.62 mm dhe e godet njëherë në qafë dhe pastaj në kokë atë si dhe largohet në drejtim të panjohur.

Me këtë, ajo akuzohet se ka kryer veprat penale “vrasje”, nga neni  178 të KPRK-së si dhe “mbajtje në pronësi, posedim  ose kontroll të paautorizuar të armës”, nga neni 374 par.1 i KPRK-së. /Betimipërdrejtësi

Më Shumë

Pensioni po i fyen e poshtron mësimdhënësit e viteve të ’90-a?!

Adem Gavazaj Mësimdhënësit që kanë punuar në vitet e '90-ta në arsimin paralel të Kosovës, tani po shpërblehen me pensione që i poshtërojnë dhe i...

Rexhep Qosja: Rëndësia e Kongresit të Manastirit për kombin shqiptar

Mes datave 14 dhe 22 nëntor të vitit 1908 është mbajtur Kongresi i Manastirit që kulmoi me caktimin e alfabetit të Gjuhës shqipe më...

Lajmet e Fundit