Gjuha shqipe duhet të mbrohet me ligj!

Begzad Baliu

Gjuha shqipe është gjuhë historike, ndërsa populli shqiptar është popull historik dhe e drejta e tij për hapësirë gjeografike europiane, identitet kombëtar dhe të barabartë me vendet fqinje e me popuj tëmëdhenj të Europës, i detyrohet para se gjithash gjuhës shqipe si dhe mundësisë së saj që të funksionojë si një standard i vetëm.

Prandaj, gjuha shqipe duhet të mbrohet edhe me ligj!

Gjuha shqipe dhe korpusi i fjalësit të saj, ashtu si edhe atdheu ynë, kufijtë e tij, qytetarët dhe institucionet, janë vlerat më domethënëse që historikisht ka trashëguar populli shqiptar. Prandaj përdorimi i saj, sa më pak i cenueshëm nga gjuhët dhe fjalët e huaja, është detyrë jona dhe obligim për ta bartur atë te trashëgimtarët tanë.

Ajo, si dhe atdheu, kufijtë e tij, duhet mbrojtur me ligj!

Me gjuhën standarde shqipe, populli shqiptar kudo dhe kurdo sot përshkruan të drejtat dhe obligimet e tij qytetare, kushtetuese dhe ligjore ndaj pasurisë materiale që e rrethon dhe ndaj pasurisë shpirtërore me të cilën mbahet përballë të tjerëve.

Prandaj, përdorimi i standardit në institucionet shtetërore dhe kombëtare duhet mbrojtur me ligj!

Gjuha shqipe është përbërësi më i rëndësishëm i trashëgimisë sonë kombëtare, e trashëgimia jonë është e mbrojtur me ligj.

Prandaj edhe gjuha duhet të mbrohet me ligj!

Më Shumë

Telex rikthehet në skenë pas më shumë se 15 vitesh në Prizren Rock & Blues Festival

Pas më shumë se 15 vitesh mungesë, grupi legjendar Telex rikthehet fuqishëm në skenë me vokalin unik të Sejat Jakupit. Një nga emrat që ka...

Nuk arriti të bëhet deputete, Fahrije Hoti: Kur kombi kërkon, aty do të jem gjithmonë

Kandidatja e LDK-së për deputete, Fahrije Hoti, ka reaguar pasi nuk arriti të sigurojë një ulëse në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet e 7...

Lajmet e Fundit