-0.4 C
Prizren
E martë, 20 Janar, 2026

Mungesa e kamerave vëzhguese të sigurisë sfidon zbardhjen e veprave penale në Prizren

Mungesa dhe mosfunksionimi i kamerave vëzhguese të sigurisë në hapësirat publike është theksuar si sfidë e rëndësishme për hetimin dhe zbulimin e veprave penale nga ana e organeve ligjzbatuese në Komunën e Prizrenit.

Ato u kanë bërë thirrje organeve komunale që të ndërmarrin veprime në këtë drejtim me qëllim të shtimit të sigurisë publike, sikurse edhe të lehtësimit të punës së organeve të drejtësisë. Në anën tjetër, drejtuesit e Komunës së Prizrenit kanë theksuar se duke i marrë parasysh përvojat e mira të komunave të tjera do të angazhohen që sivjet ta realizojnë projektin e vendosjes dhe mirëmbajtjes së kamerave vëzhguese të sigurisë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Admir Shala, ka theksuar se mosfunksionimi dhe mungesa e kamerave të sigurisë në territorin e Komunës së Prizrenit janë shqetësuese, dhe se këtë çështje e ka adresuar disa herë te organet komunale që prej fillimit të mandatit të tij në janar të vitit 2017.

“Komuna e Prizrenit si njëra ndër komunat më të mëdha në Kosovë, apo e dyta pas Prishtinës, me numër relativisht të lartë të veprave penale, ka mungesë të kamerave, gjë që na ka shkaktuar probleme në hetim dhe zbulim të kryesve të veprave penale. Në shumë raste, vetëm për shkak të mosfunksionimit të kamerave ato kanë mbetur të pazbuluara”, ka thënë Shala.

Marketing

Më Shumë

A duhet t’i japim lamtumirën të shkuarës dhe të mirëpresim të ardhmen?

Nga Kujtim Gërmizaj Ndërsa hyjmë në vitin 2026, të mbushur me shpresë dhe optimizëm, qëndrojmë në prag të mundësive të reja, zgjedhjeve të reja dhe...

Shkoi në tubim elektoral dhe nuk u kthye më: Zhdukja e mistershme e veteranit të UÇK-së, askush s’di gjë për fatin e tij

Ka më shumë së një vit, që familja Tejeci nga komuna e Prizrenit po e kërkojnë familjarin e tyre, Zylfi Tejecin, veteran i Ushtrisë...

Lajmet e Fundit