16.1 C
Prizren
E mërkurë, 13 Maj, 2026

PDK-ja godet Haskukën: Nuk shkoi pranë familjeve të viktimave

Partia Demokratike e Kosovës(PDK) në Prizren, ka akuzuar kryetarin e Komunës, Mytaher Haskukën, se nuk u gjetë pranë familjeve të viktimave të fundit në këtë qytet.

Sipas këtij subjekti politik, gjendja e sigurisë në Prizren, është e brishtë.

“Gjendja e sigurisë në komunën e Prizrenit, lirisht mund të themi se është e brishtë dhe besa edhe alarmante. Brenda një jave, fatkeqësisht kemi 5 viktima, nga vrasjet që ndodhën në regjionin e Prizrenit. Rasti i mbrëmshëm i vrasjes së policit, sa ishte në detyrë, është lajm shokues për të gjithë”, thuhet në reagim të PDK-së.

“Institucionet e sigurisë, duhet të marrin më shumë masa preventive të sigurisë, në raste të tilla tragjike. Pa dashur të tingëlloj politike, mirëpo i pari i Komunës së Prizrenit z.Mytaher Haskuka, më së paku çka do duhej të bënte në raste të tilla, do duhej të gjindej pranë familjeve të viktimave, dhe të ofrohej nevoja e domosdoshme e institucioneve lokale, e jo të jetë këto ditë të rënda në Prishtinë”.

“Ndërsa nga këndi i tij si Kryetar, para përgjegjësive lokale, do të duhej të ishte në nivel detyre, dhe së paku do duhej të thirrej Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi, për t’u diskutuar situata e fundit e sigurisë në qytetin e Prizrenit, sepse jemi në një situatë jo fort të zakonshme.

“Shpresojmë që rastet e tilla, të mos përsëriten kurrë më. Ngushëllime të sinqerta, familjeve të viktimave të fundit, në komunën e Prizrenit”.

Më Shumë

Sot mbahet Kuvendi Zgjedhor i AAK-së në Prizren

Dega e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Prizren i nënshtrohet sot procesit të brendshëm zgjedhor. Në ambientet e Hotel "Tesara", duke filluar nga...

Më 16 maj hidhet shorti për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se më 16 maj do të organizohet tërheqja e shortit për përcaktimin e numrave rendorë të...

Lajmet e Fundit