Gjykata në Prizren merr vendim për personin që dyshohet për vrasjen e policit Sami Thaqi

Gjykata e Prizrenit e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për personin e arrestuar si i dyshuar për vdekjen tragjike të policit Sami Thaqi.

Kësisoj, për Iron Badallin është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.Badalli akuzohet për veprën penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm me pasoja fatale”.

Për një vepër të tillë, dënueshmëria është deri në 8 vite burg, teksa prokuroria në fazat e mëvonshme të hetimeve mund ta riklasifikojë këtë vepër penale në atë të “vrasjes”.

Cineplexx organizon eventin “Family Night” me çmim special të biletave

Më Shumë

Shpejtim Totaj, pjesë e Drinit të Bardhë edhe në sezonin e ardhshëm

KF Drini i Bardhë ka konfirmuar se Shpejtim Totaj do të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës edhe në sezonin e ardhshëm, pasi palët...

Karnevalet Golden Eagle nisin në Suharekë

Sot nis edicioni i ri i Karnevaleve Golden Eagle në Suharekë, një nga ngjarjet më të mëdha festive që mbledh çdo vit mijëra vizitorë...

Lajmet e Fundit