1.8 C
Prizren
E premte, 15 Nëntor, 2024

ARRH kërkon financimin e një hekurudhe Prizren-Durrës

Mungesa e fokusit të Qeverisë ndaj hekurudhave të Kosovës ka bërë që mos të shfrytëzohen në tërësi linjat hekurudhore nga qytetarët.

Ndërkaq, një sfidë tjetër janë edhe aksidentët hekurudhore që po ndodhin në vendkalime për vetura ose qytetarë.

Këtë e thotë, Shkumbin Hyseni, anëtar i Bordit në Autoritetin Rregullativ të Hekurudhave (ARRH). Ai beson se Qeveria e ardhshme do t’i kushtojë më shumë rëndësi, qoftë në modernizimin e linjave të reja apo edhe në aspekte tjera duke përmendur edhe investimet që do të ndodhin në të ardhmen.

Hyseni ka kërkuar që dy qeveritë shqiptare, të financojnë linjën hekurudhore nga Durrësi deri në Prizren.

“Qeveria në Kosovë në vazhdimësi kanë pasur një fokus jo të lartë të hekurudhave. Pres që kur lëshohet një linj hekurudhore e re, investimet që janë duke u bërë për modernizimin e linjës nga Hani i Elezit deri në Leshak. Besoj që qeveritë në të ardhmen do ti kushtojnë më shumë rëndësi, qoftë në modernizimin e linjave të reja”.

“Do të jetë edhe linja hekurudhore nga Aeroporti në Prishtinë, poashtu kemi edhe një linjë tjetër hekurudhore që lidh me Serbinë nga Podujeva, por që është problemi i tunelit që është dëmtuar në kohën e luftës. Pjesë e kësaj marrëveshje do të jetë edhe funksionalizimi i asaj linje. Në të ardhmen shteti i Kosovës dhe me Shqipërinë të gjejnë një mundësi të financimit të linjës hekurudhore nga Durrësi deri në Prizren”.

Duke folur për aksidentet hekurudhore me fatalitet, Hyseni u shpreh se këto po ndodhin përshkak ndërtimeve të vendkalimeve ilegale për vetura.

Ai ka thënë se nga këto aksidente sipas raporteve policore, asesi fajtor nuk janë shoferët e trenave por qytetarët.

“Shumica dërmuese të rasteve është pakujdesia e shoferëve të veturave ose e këmbësorëve. Ne kemi disa raste vitin që lamë pas, disa raste që janë dy raste të viktimave individuale. Kanë qenë linjë hekurudhore ose duke ecur ose ndalun, treni në lëvizje kohën e ndaljes por vijnë gjatë orës së ndaljes nuk e ka të afërt ose të shkurte, sic e ka mjetet tjera lëvizëse”.

“Rastet kur ata përballen me një qoftë person fizik apo mjet transporti në një afërsi jo të largët, treni ka të pamundur me ndal shpejtësinë. Kështu që kryesisht kanë ndodh këto raste edhe në raportet policiore, por edhe vendimet e gjykatave faktori kyc është pakujdesia, në disa raste kur është dashur u kërkua që të ketë më shumë dukshmëri linja hekurudhore vendkalimi”.

“Disa raste kur ka munguar njëra prej shenjave të komunikacionit por unë besoj që në bazë të vizitave, kontakteve të vazhdueshme që kemi pas me komunat përkatëse, kemi arritur deri diku që të sensibilizojmë komunat që t’i kushtojnë kujdes shumë më shumë vendosjes së shenjave së komunikacionit dhe sigurisë hekurudhore, ose sigurisë së komunikacionit me pik kalimet hekurudhore, kryqëzimet rrugë-hekurudhë”, ka thënë ai.

Hyseni u shpreh se operatori për tu licencuar në Kosovë duhet të bëjë një nga dy veprimet ose përmes shtetit nga i cili vjen ose duhet të kemi njohje reciproke të licencacve që bëhet përmes ministrive përkatëse ose duhet të aplikojë për licencë te institucioni i tyre, raporton EO.

“Në momentin që aplikon licencë duhet të plotësohet formulari i cili edhe shtetësisë së Kosovës dhe nuk mund t’i ikim kësaj nuk mund të rrinë formularët ndërsa për çështjen e marrëveshjes ndërministrore nuk jam kompetent për të diskutuar por besoj që do të jetë i njëjti parim. Unë duhet të them që një operator hekurudhor për tu licencuar në Kosovë duhet të bëjë një nga dy veprimet ose përmes shtetit nga i cili vjen operatori duhet të kemi njohje reciproke të licencacve që bëhet përmes ministrive përkatëse ose duhet të aplikojë për licencë te institucioni ynë”.

“Në momentin që aplikon licencë duhet të plotësohet formulari i cili edhe shtetësisë së Kosovës dhe nuk mund t’i ikim kësaj nuk mund të rrinë formularët ndërsa për çështjen e marrëveshjes ndërministrore nuk jam kompetent për të diskutuar por besoj që do të jetë i njëjti parim”, ka thënë Hyseni.

Më Shumë

Të enjtën do të bëhet përurimi i aparaturave të reja në Shërbimin e Fizioterapisë në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit

Më datën 14 nëntor 2023, ora 14:00, do të bëhet përurimi i aparaturave të reja në Shërbimin e Fizioterapisë në Spitalin e Përgjithshëm "Prim....

Pjesëtari i FSK-së ndërron jetë pas një aksidenti tragjik

Pas një aksidenti tragjik ka ndërruar jetë ish-ushtari  i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Trupave të Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, Liman Musliu. Ai...

Lajmet e Fundit