10.3 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Ja çfarë do të ndodh më 24 shkurt për nder të Kobe Bryant

Ceremonia përkujtimore për Kobe Bryant dhe tetë personat e tjerët të vrarë në janar pasi helikopteri u përplas do të mbahet në “Staples Center” në Los Angeles më 24 shkurt.

Data 24/2 shihet si simbolikë për numrin e Kobe Bryant dhe atë të vajzës së tij.Gianna, 13 vjeçare gjithashtu u vra kur helikopteri i drejtuar për një turne basketbolli, u përplas si pasojë e mjegullës të dielën në mëngjes.

Tjetër viktima ishin bashkëlojtaret e Giannas Alyssa Altobelli dhe Payton Chester; prindërit e Alyssas, John dhe Keri; Nëna e Payton, Sarah; asistentja e trajneres së basketbollit të femrave, Christina Mauser dhe piloti i helikopterit.“Staples Center” gjithashtu është shtëpia e Los Angeles Clippers. Për shkak se është paraparë të luhet ndeshja ndaj Memphis në mbrëmjen e 24 shkurtit, ceremonia do të mbahet me gjasë gjatë ditës.Arena zë rreh 20 mijë njerëz për eventet jashtë sportit.

Më Shumë

Fillon hartimi i strategjisë ekonomike lokale të Rahovecit për periudhën 2026–2030

Në Komunën e Rahovecit është mbajtur takimi i parë i grupit punues për hartimin e Strategjisë për Zhvillim Ekonomik Lokal 2026–2030. Sipas njoftimit të komunës,...

Dom Kelmend Spaqi varroset sot në Velezhë të Prizrenit

Më 2 prill, për priftin Dom Kelmend Spaqi është ndarë medalja Presidenciale “Shën Nëna Terezë”, për kontributin e jashtëzakonshëm në fushën e humanizmit, veprimtarisë...

Lajmet e Fundit