1.9 C
Prizren
E martë, 23 Dhjetor, 2025

Kurti e Osmani homazhe në Prekaz, e quajnë kryeqytet të kryengritjes

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti bashkë me ministrat e tij dhe kryetaren e Kuvendit Vjosa Osmani, kanë bërë homazhe në memorialin “Adem Jashari” në Prekaz, për nderuar jetën dhe veprën e familjes Jashari, në 12 vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Kreu i ekzekutivit Albin Kurti, tha se në këtë ditë i kujtojnë me mall e pikëllim të rënët e familjes Jashari, por edhe me shumë i kujtojnë me krenari.

“Erdhëm sot këtu në Prekaz në këtë kryeqytet të kryengritjes dhe qëndresës së popullit tonë, për të nderuar familjen Jashari, të cilët luftuan dhe sakrifikuan në një ngjarje të jashtëzakonshme që sot njihet si Epopeja e UÇK-së. Në 12 vjetorin e pavarësisë i kujtojmë me mall e pikëllim, por edhe me shumë më krenari”, ka thënë Kurti.

Ndërsa, kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka theksuar se Prekazi dëshmon atdhedashurinë se si duhet vendi.

“Është ky vend që dëshmon atdhedashurinë dhe dëshmon se si duhet vendi. Do të vazhdojë të jetë udhërrëfyes për neve dhe brezave të ardhshëm”, theksoi ai. /Insajderi.com

Më Shumë

Kampionët bindës në Rahovec

Kampionia e Kosovës, Trepça shënoi fitore në udhëtim ndaj Rahoveci 029 57:110 (11:32, 16:23, 11:24, 19:24), në javën e 13-të të ProCredit Superligës, raporton...

62 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Lajmet e Fundit