Konfirmohet lajmi i keq për Shaqirin

Xherdan Shaqiri s’do të luajë as kundër Atletico Madridit në Ligën e Kampionëve.Lëndimet janë duke i shkaktuar shumë probleme këtë edicion futbollistit të Kombëtares së Zvicrës.

28-vjeçari do të mungojë edhe kundër Atletico Madridit në Ligën e Kampionëve, në fazën e 1/8 të finales.

Jurgen Klopp ka publikuar listën prej 21 futbollistëve të ftuar për takimin e nesërm dhe mungon anësori kosovar.

Këta janë futbollistët e ftuar për sfidën që do të zhvillohet në ‘Wanda Metropolitano’, stadium në të cilin edicionin e kaluar Liverpooli e fitoi Champions Leaguen duke e mposhtur 2:0 në finale Tottenhamin.

21 futbollistët e ftuar nga Klopp:Alisson, Fabinho, Van Dijk, Wijnaldum, Lovren, Milner, Keita, Firmino, Mane, Salah, Gomez, Adrian, Henderson, Oxlade-Chamberlain, Minamino, Lallana, Robertson, Origi, Matip, Kelleher, Alexander-Arnold.

Më Shumë

Sëmundja e lisë së deles në Delloc të Suharekës, asgjësohen 130 krerë

Në Delloc të Suharekës, ku blegtorit Isuf Destani i janë asgjësuar 130 krerë dele, të prekura nga sëmundja virale e lisë. Komuna e Suharekës nënvizon...

Policia shqiptoi mbi 2100 gjoba komunikacioni në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar 2173 gjoba për kundërvajtje në trafik. Gjatë kësaj periudhe janë raportuar 28 aksidente komunikacioni me...

Në breg të detit

Lajmet e Fundit