Ora e parë e mësimit sot iu kushtua Pavarësisë së Kosovës

Për nder të 17 shkurtit, Ditës së Pavarësisë së Kosovës, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), ka vendosur që në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme sot (18 shkurt 2020), ora e parë e mësimit t’i kushtohet historikut të pavarësisë.

Në këtë orë është folur për sakrificën e popullit shqiptar dhe kontributin e bashkësisë ndërkombëtare për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Kujtojmë se MAShTI ua ka uruar festën nxënësve, mësimdhënësve, prindërve dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Më Shumë

Drejtoria e Bujqësisë në Malishevë apelon te fermerët: Mos u bazoni në informata të pakonfirmuara për subvencionet e vitit 2026

Drejtoria e Bujqësisë në Komunën e Malishevës ka njoftuar fermerët se Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ende nuk e ka hapur afatin...

Fillon në Prizren turneu ndërkombëtar i veteranëve Kupa Botërore e Paqes

Në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren ka nisur turneu ndërkombëtar i futbollit për veteranë “Kupa Botërore e Paqes” (World Peace Cup), i organizuar nga...

Lajmet e Fundit