Drejtori i Haskukës ushtron kallëzim penal kundër AAK-së në Prizren

Drejtori i Administratës në Komunën e Prizrenit, Osman Hajdari, ka bërë kallëzim penal ndaj Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë (AAK) në Prizren.

Kallëzimi penal është dorëzuar në Prokurorinë Themelore të Prizrenit.

Hajdari vlerëson se AAK-ja, në janar të këtij viti, qëllimshëm ka ushtruar kallëzim penal të rrejshëm ndaj tij, shkruan “PrizrenPress”.

“AAK-ja nuk ka pasur asnjë element të bazuar që të më rendisë në kallëzim penal”.

“Lidhur me ketë akt unë kam reaguar menjëherë dhe kam kërkuar nga AAK dega në Prizren që të kërkoj falje publike”, tha Hajdari.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dega në Prizren, pati bërë kallëzim penal ndaj kryetarit Mytaher Haskuka, katër zyrtarëve të komunës së Prizrenit.

Sipas kallëzimit të AAK, Mytaher Haskuka, Osman Hajdari Drejtor i Administratës, Fatmir Memaj, drejtor i Urbanizmit dhe planifikimit, Arben Krasniqi udhëheqës i zyres ligjore dhe Shqipëron Krasniqi përfaqësues ligjor i komunës, kanë keqpërdorur pozitën dhe autoritetin zyrtar.

Ndwrkaq, Hajdari tha se AAK-ja ka futur emrin e tij në këtë listë, me qëllim të dëmtimit të personalitetit të tij.

“Kësisoj, duke e parë se AAK nuk ka bërë asnjë reflektim për kallëzimin në fjalë, me këto veprime kanë kryer veprën penale Lajmërimi apo kallëzimi i rremë penal nga neni 382 paragraf 1 të Kodit Penal të Kosovës. Sot, në Prokurorin Themelore kam paraqitur kallëzim penal ndaj AAK-së si subjekt politik dhe përfaqësuesit ligjor të saj”.

“Në këtë mënyrë, për palët që nuk reflektojnë në aspektin njerëzor, moral dhe etik, vetëm gjykata i përmirëson”, shprehet Hajdari./PrizrenPress.com/

Për eventin “Ladies Night”, Cineplexx dhuron udhëtim 4 ditor në Dubai, si dhe shumë shpërblime tjera në të gjitha sallat

Më Shumë

Ukshin Hoti, 27 vjet pa gjurmë – Një emër që vazhdon të mbetet simbol i rezistencës dhe misterit

Më 16 maj të vitit 1999 në rrethana ende të pandriçuara është zhdukur Ukshin Hoti. Veprimtari i mirënjohur i Lëvizjes Kombëtare, profesori Ukshin Hoti u...

VV në Prizren viziton ShB “Sharri” në 75-vjetorin e themelimit

Kandidatët për deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje, Nora Arapi Krasniqi dhe Mytaher Haskuka, së bashku me ministren në detyrë të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore...

Lajmet e Fundit