11.1 C
Prizren
E premte, 15 Maj, 2026

Messi lëshon “bombën”: Neymar dëshiron të rikthehet

Kalimi i Neymar te Barcelona po flitet gjithnjë e më tepër.Kësaj ia shtojmë deklaratën e Leo Messit i cili ka zbuluar se Neymar vërtetë dëshiron rikthimin te Barcelona.

Ylli brazilian verën e kaluar nuk arriti të finalizonte një marrëveshje me Barcelonën, për t’u rikthyer në ‘Camp Nou’, por dëshira për ta bërë një gjë të tillë, nuk i është shuar akoma.

“Unë e kam thënë për një kohë të gjatë. Neymar është një nga futbollistët më të mirë në botë dhe unë do ta dëshiroja ta shikoja duke u kthyer te Barcelona. Ne jemi duke e pritur atë”, ka deklaruar Messi.

Ai ishte gjithmonë i lumtur te Barcelona me ne, duke u argëtuar brenda dhe jashtë fushës. Unë i kuptoj të gjithë ata që ai i zhgënjeu me largim, në mesin e tyre isha edhe unë. Aq shumë atëherë u përpoqëm ta bindnim të qëndronte, por ishte e kot. Është keq se ai nuk është te Barcelona, dhe nuk mund të pres për t’u rikthyer. Kështu që pendimi është hapi i parë në falje”.

Më Shumë

Luljeta Veselaj-Gutaj nuk do të kandidojë në zgjedhjet e 7 qershorit

Ish-deputetja dhe anëtarja e Partia Demokratike e Kosovës, njëherësh drejtoreshë e Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj-Gutaj, ka njoftuar se nuk do të kandifojë në...

Kapet mashtruesi serb në Vërmicë, bashkë me disa persona përfituan mbi 1.5 mln euro

Një shtetas i Serbisë është arrestuar në Vërmicë, i cili dyshohet se me persona të tjerë kanë kryer veprën penale falsifikim të dokumenteve/pasaportës dhe...

Lajmet e Fundit