4.3 C
Prizren
E premte, 6 Mars, 2026

Balotelli akuzohet për përdhunim, por ai e kishte raportuar i pari në polici adoleshenten

Mario Balotelli kishte shkuar në polici me pretendimin se një vajzë adoleshente kishte tentuar ta shantazhojë për 100 mijë euro, vetëm pak javë para se ajo të ngrinte akuzë për përdhunim nga futbollisti i Brescias.

Futbollisti italian u takuan me adoleshentet në korrik të vitit 2017, gjatë kohës sa ai po luante ende në Ligue 1 për OGC Nice, transmeton Gazeta Express.

Gazeta franceze Nice-Martin i ka zbuluar dy versionet e asaj që kishte ndodhur mes dyshes në atë kohë, duke i publikuar edhe pretendimet e futbollistit e edhe të vajzës.

Balotelli kishte qenë 26-vjeçar kur ishte takuar me vajzën dhe insiston se vajza jo vetëm që i kishte thënë se ishte 18-vjeçare, por se edhe ia kishte treguar letërnjoftimin për t’ia dëshmuar këtë.

Megjithatë, ajo kishte qenë vetëm 16 ose 17-vjeçare në kohën e takimit të tyre, përderisa ishte me pushime në Francë.

Sipas gazetës franceze, Balotelli i kishte thënë policisë se kishte pasur marrëdhënie me dëshirën e vajzës – që vjen nga Vicenza e Italisë – dhe se ajo vetë e kishte iniciuar marrëdhënien e tyre gjatë një feste në një klub nate dhe më vonë në një plazh privat.

Balotelli kishte raportuar më 22 dhjetor të vitit 2017 në polici se po shantazhohej nga vajza dhe avokati i saj, që po kërkonin 100 mijë euro vetëm sa për t’u takuar.

Vajza dhe avokati i saj më vonë shkuan në polici më 15 janar të vitit 2018 për ta akuzuar Balotellin për përdhunim.

Seanca e parë gjyqësore për këtë rast është caktuar të mbahet më 24 mars. /Gazeta Express/

Më Shumë

Lirohet zyrtari kryesor zgjedhor në Prizren që u arrestua për falsifikim të votave

Nysret Bytyçi, kryetari i Komisionit Komunal Zgjedhor në Prizren, është liruar nga paraburgimi me vendim të Gjykatës Supreme. Shkalla e tretë dhe e fundit e...

Vdes i vetaksidentuari më 17 shkurt në autostradën ‘Ibrahim Rugova’

Një person ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti trafiku që kishte ndodhur më 17 shkurt 2026 në Autostradën Autostrada Ibrahim Rugova, në...

Lajmet e Fundit