Monumenti i Skënderbeut pritet të vendoset më 6 maj në Prizren

Monumenti i Gjergj Kastriotit-Skënderbeut pritet të vendoset në Prizren më 6 maj, në ditëlindjen e tij, bëhet e ditur përmes një komunikate për media nga shoqata “Trojet e Arbrit”.

“Duke e parë faktin se shumë mërgimtarë anë e kënd Evropës e Amerikës edhe shumë shqiptarë që jetojnë në të gjitha trojet shqiptare dëshirojnë të marrin pjesë në vendosjen e monumentit të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në Prizren, Shoqata “Trojet e Arbrit “njofton të gjithë shqiptarët se vendosja e monumentit do të bëhet më 6 maj 2020”, thuhet në komunikatë.

Tutje thuhet se kjo shtyrje prej dy muajsh ka të bëjë me procesin e përgatitjes së monumentit nga ana e skulptorëve si dhe në përfundimin me sukses të aksionit për grumbullimin e mjeteve nga ana e Shoqatës “Trojet e Arbrit”, transmeton Koha.net.

“Që gjithçka të shkojë mirë e mbarë i ftojmë mërgimtarët shqiptarë si dhe komisionet që kemi formuar nëpër shtetet e Evropës dhe Amerikë që ta shpejtojnë sa më shpejtë që është e mundur grumbullimin e mjeteve financiare”, thuhet në komunikatë.

“Po ashtu falënderojmë të gjitha ata të cilët deri më tani na përkrahën pa kursyer që ky projekt kombëtar të përfundojë me plotë sukses. Të kontribuosh në mbrojtjen e identitetit shqiptar nëpër shekuj është madhështi, t’i largohesh këtij kontributi dhe ta mohosh identitetin kastriotas është një ligësi dhe atdhemohim që se kemi pasur asnjëherë traditë gjatë tërë historisë sonë”, ka thënë Nue Oroshi, kryetar i kësaj shoqate.

Më Shumë

Tragjedia në Prizren: Babai i viktimës po vazhdon trajtimin mjekësor

Një mosmarrëveshje mes djemve të axhallarëve në fshatin Kobaj të Prizrenit ka përfunduar në tragjedi, ku një 27-vjeçar ka humbur jetën pasi është goditur...

Kurti viziton ekspozitën digjitale kushtuar Ukshin Hotit në Krushë të Madhe

Në 83-vjetorin e lindjes së Ukshin Hoti, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Ekspozitën Digjitale “DheShkronjë”, të hapur në Amfiteatrin e...

Lajmet e Fundit