Vjen reagimi i parë nga Wilder pas humbjes nga Fury dhe paralajmëron trilogjinë: Unë jam një mbret, lufta sapo ka filluar

Deontay Wilder ka humbur titullin e kampionit të botës në kategorinë WBC.

Boksieri amerikan është mposhtur në Las Vegas nga Tyson Fury, me britanikun që tani është kampion bote në WBC.

Më në fund ka ardhur edhe reagimi i parë i Deontay Wilder në rrjetet sociale, ku nëpërmjet një video i është drejtuar tifozëve të tij.

Wilder fillimisht i përshëndeti fansat e tij e pastaj foli edhe për meçin, duke paralajmëruar trilogjinë pasi ka thënë se lufta sapo ka filluar.

“Mbreti juaj është këtu dhe unë nuk do të shkoj askund, sepse lufta sapo ka filluar”.

Fury e kishte paralajmëruar humbjen e Wilderit dhe trilogjinë që do të ndodhë, nga meçi i tretë dy boksierët do të fitojnë shuma të çmendura

Boksieri amerikan ka thënë se do ta rimarrë përsëri titullin e kampionit.

“Unë jam një luftëtarë, unë jam një mbret, nuk mund askush ta marrë krenarinë time, nuk heq kurrë dorë”.

Deontay Wilder (Foto: Bello/Getty Images/Guliver)

“Do të kthehem përsëri pasi do të luftoj deri në vdekje. Do të ngrihemi përsëri dhe do ta rimarr titullin”, ka thënë ndër tjera Wilder.

Krejt në fund Wilder ka lënë të nënkuptohet se do ta aktivizoj klauzolën për trilogjinë ndaj Furyt.

“Do të ju shoh brenda disa muajve, sepse lufta vetëm sa ka filluar. E gjithë dashuria ime shkon për njerëzit e mi”, përfundoi Wilder. /Telegrafi/

Më Shumë

Shtyhet seanca ndaj Ramadan Morinës, i akuzuar për krime lufte në Burim të Malishevës

Seanca gjyqësore ndaj Ramadan Morinës, i akuzuar për krime lufte në Malishevë, është shtyrë sot me kërkesë të mbrojtjes së tij. Avokati mbrojtës, Arianit Koci,...

Përleshje në mes dy familjeve në Kobaj të Prizrenit, vritet një 27 vjeçar

Një 27 vjeçar ka mbetur i vrarë në fshatin Kobaj të Prizrenit, pas një përleshje që është raportuar në mes të dy familjeve. Sipas Policisë,...

Lajmet e Fundit