8.1 C
Prizren
E enjte, 2 Prill, 2026

Rahoveci – Ponte Prizreni, mbyllet ndeshja me këtë rezultat

Rahoveci ka shënuar fitore ndaj Ponte Prizrenit me rezultat 88:66 (24:18, 24:10, 17:16, 23:22), në ndeshjen e fundit të javës së 26-të në Superligën e Kosovës në basketboll.

Skuadra vendase e nisi ndeshjen më mirë, duke e fituar çerekun e parë me rezultat 24:18. Vreshtarët ishin edhe më bindës në periudhën e dytë, që e fituan 24:10, duke shkuar në pushim me rezultat 48:28. Lojë më e baraspeshuar u zhvillua në periudhën e tretë, që përfundoi 17:16, derisa rezultati në semafor pas 30 minutash tregonte shifrat 65:44. Në 10 minutat e fundit nuk kishte shumë ndryshime dhe Rahoveci fitoi 88:66, njofton FBK, përcjell Zëri.info.

Te skuadra vendase u dalluan Joshua McFolley me 20 pikë e shtatë asistime, Aron Nwankwo me 15 pikë e nëntë kërcime dhe Bardh Rexha me 16 pikë, kurse te mysafirët u dalluan Urim Zenelaj me 17 pikë e 15 kërcime dhe Ty Nichols me 16 pikë e tetë asistime.

Rahoveci tani ka 17 fitore dhe gjashtë humbje, duke u barazuar me pikë me Sigal Prishtinën, nga 40, kurse Ponte Prizreni 13 fitore dhe 11 humbje./Zëri.info

Më Shumë

“Shpërthen” Drini i Bardhë, spektakël në Gjonaj

Drini i Bardhë ka shënuar fitore bindëse në shtëpi, duke mposhtur Kosovën VR me rezultat 4:2, në kuadër të Ligës së Dytë të Kosovës,...

Në Retijë dhe Opterushë përkujtohen dëshmorët dhe martirët e lirisë

Në Retijë dhe Opterushë janë zhvilluar aktivitete përkujtimore në nderim të dëshmorëve dhe martirëve të lirisë, ku morën pjesë familjarë, bashkëluftëtarë, përfaqësues institucionalë dhe...

Lajmet e Fundit