6.2 C
Prizren
E hënë, 30 Mars, 2026

Prokurori paraguaian pranon se Ronaldinho dhe vëllai i tij u kapën me pasaporta false

Prokorurori paraguaian Federico Delfino në një konferencë për media të enjten ka njoftuar se ish-futbollisti më i mirë në botë Ronaldinho dhe vëllai i tij Roberto de Assis janë kapur në Paraguai me pasaporta false.

Prokorurori Delfino në konferencë për media të enjten ka thënë se Ronaldinho e vëllai i tij janë nisur nga aeroporti Guarulhos në Sao Paulo me pasaporta braziliane dhe me të zbritur nga aeroplani atyre iu dhanë pasaporta paraguaiane.

“Si Ronaldinho ashtu edhe vëllai i tij thanë se janë dhuratë”, ka deklaruar Delfino, shkruan agjencia Reuters të enjten, transmeton Koha.net.

Delfino ka thënë se numrat në pasaportat korrespondojnë me njerëz tjetër.

“Ata nuk kanë kaluar nëpër procesin e marrjes së nacionalitetit paraguaian. Për të marrë nacionalitetin e Paraguait apo për t’u natyralizuar si paraguaian, duhet të jetosh në vend”, ka thënë Delfino.

Ronaldinho dhe vëllai i tij ishin marrë në pyetje nga policia paraguaiane në hotelin në periferi të Asuncionit pak pas arritjes në Paraguai të mërkurën. Ata u lejuan të flinin në hotel, por të enjten në mëngjes u takuan me prokurorin publik.

Ata kanë bashkëpunuar me autoritetet, ndërsa i janë konfiskuar celularët dhe po ashtu pasaportat gjatë kontrollit në hotel.

Ata ishin ftuar nga një pronar i një kazino në Paraguai. Erdhën për të marrë pjesë në një klinikë futbolli për fëmijë dhe për të promovim të një libri.

Më Shumë

Liria lëshon fitoren në Istog

Liria ka lëshuar një fitore të rëndësishme, duke barazuar 2-2 në transfertë ndaj Istogut, në kuadër të Raiffeisen Liga e Parë. Skuadra prizrenase e nisi...

Sonte Sllovaki-Kosovë

Kombëtarja e Kosovës në futboll, sonte luan njërën ndër ndeshjet më të rëndësishme në historinë e tyre. Dardanët do të përballen me Sllovakinë në Bratislavë...

Lajmet e Fundit