8 C
Prizren
E mërkurë, 11 Shkurt, 2026

Përurohet projekti për krijimin e ambientit si destinacion turistik në Gorozhup të Hasit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, sot ka marr pjesë në përurimin e projektit për krijimin e ambientit në Gorozhup si destinacion turistik.

Në këtë përurim gjithashtu morën pjesë edhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, kryetari i Bashkisë së Hasit në Shqipëri, Liman Morina, drejtoresha e Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik, Sevil Kazaz, zyrtarë dhe asamblistë komunalë, si dhe pjesëmarrës të tjerë.

Nga 5 marsi në Cineplexx do të fillojnë të shfaqen 4 super filma të ndryshëm

Nga 5 marsi në Cineplexx do të fillojnë të shfaqen 4 super filma të ndryshëm

Kryetari Haskuka në fjalën e tij përshëndetëse i kushtoi rëndësi të veçantë historisë së këtij vendi, i cili edhe pse gjendet në pikën kufitare, gjithmonë ka qenë si pikë bashkuese mes dy vendeve, si dhe paralajmëroi për bashkëpunimin me komunat nga Shqipëria përtej kufirit dhe institucionet e tjera, për ndërtimin e një rruge për qarkullim të automjeteve, në mënyrë që të forcohet edhe më tej lidhja mes Kosovës dhe Shqipërisë nëpërmjet rajonit të Hasit.

Projekti i përuruar sot është realizuar me investimet e Komunës së Prizrenit nga ana e Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik, ku është bërë rregullimi i hapësirave përreth, ndërtimi i kroit, vendosja e ulëseve dhe shtrimi i rrugës me zhavor për të pasur qasje më të lehtë në këtë lokacion.

Më Shumë

Ky është punonjësi i Doganës që u gjet i vdekur në banesën e tij në Prizren

Dogana e Kosovës ka reaguar me pikëllim të thellë pas ndarjes nga jeta të punonjësit të saj, Enis Thaqi, i cili u gjet pa...

Bashkimi sot udhëton në Pejë

Skuadra e Bashkimit sot është mysafire në Pejë, ku do të përballet me Peja 03 në kuadër të xhiros së 16-të të Superligës së...

Lajmet e Fundit