Bastiset Telekomi

Telekomi i Kosovës ka iniciuar kallëzim penal dhe ka ftuar organet kompetente që të merën me një rast të dyshimtë për mashtrim të kompanisë.

Sipas njoftimit nga Telekomi, ata janë njoftuar nga mediat për arsimin e një personi.

“Telekomi i Kosovës në momentin që ka vërejtur se ka dyshime për mashtrim të kompanisë konform obligimeve ligjore që ka, ka iniciuar kallëzim penal dhe ka ftuar organet kompetente që të merren me rastin. Organet kompetente janë përgjigjur pozitivisht dhe si rezultat i punës së tyre dhe bashkëpunimit me ne, me aq sa jemi informuar nga mediat edhe është arrestuar një person. Si Telekom i Kosovës i kemi thënë organeve të rendit që jemi të hapur në çdo kohë për çdo gjë që atyre ju intereson vetëm dhe vetëm që e vërteta të del në pah”, thuhet në njoftimin e Telekomit.

Bëhet fjalë për një mashtrim prej 105 mijë e 840 euro, nga një shtetas nga Maqedonia e Veriut i cili njoftohet se ka përdorur dokumente të falsifikuara për një kontratë për ofrimin e disa shërbimeve.

11:02

Policia e Kosovës është duke bastisur Telekomin e Kosovës.

Sipas informacioneve që posedon Koha, rasti ka të bëjë me një mashtrim prej 105 mijë e 840 euro, kur një shtetas nga Maqedonia e Veriut përdori dokumente të falsifikuara për një kontratë për ofrimin e disa shërbimeve.

Rasti ishte iniciuar nga vetë Telekomi në Polici, ku si pasojë në dhjetor të vitit të kaluar është arrestuar i dyshuari në Ferizaj nga Policia e Kosovës.

Më Shumë

Latifi kërkon nga Administrata të jetë e gatshme për fluksin e mërgimtarëve

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka kërkuar nga administrata komunale që të jetë e gatshme për përballimin e fluksit të shtuar të...

Sekuestrohen mbi 3,400 aksesorë telefonikë në Terminalin Doganor në Vërmicë

Dogana e Kosovës ka ndaluar një sasi të konsiderueshme mallrash të dyshuara si produkte që shkelin të drejtat e pronësisë intelektuale, në kuadër të...

Lajmet e Fundit