4.2 C
Prizren
E enjte, 12 Mars, 2026

Burdushi qetëson kosovarët: Mos u shqetësoni, do ta kalojmë këtë virus

Parashikuesi dhe mjeku popullor, Hysri Peqani-Burdushi, ka thënë se në parashikimet e tij nuk rezulton si rrezik i madh përhapja e koronavirusit.

Ai kërkon që të largohet paniku pasi, siç thekson ai, është koronavirusi është grip sezonal, shkruan Reporteri.net.

Ai thotë se edhe ky virus ndikon tek personat e moshuar, gjë të cilën e kanë thënë edhe ekspertët.

“” LUTJET E MËNGJESIT ” – PARASHIKOJNË MIQ TË DASHUR MOS U SHQETSONI ,NUK ESHTË RREZIK KY GRIP ESHTË SEZONAL VIRUSAL ,DO TI KALOJM EDHE KTO SFIDA ,TË MOSHUARIT SI QDO HER ATY KU KAN DHIMBJE NDIKON MË TEPER LARGONE PANIKUN ..TË LUTEMI ZOTIT TONË KRIJUESIT TË GJITHË KOMUNITETET ANË’MBAR PER VENDIN E PËR KREJT BOTËN AMIN. ????????????????”, ka shkruar Burdushi.

Ndryshe, Kosova akoma nuk është prekur me këtë virus. Bashkë me Malin e zi, vendi ynë është i vetmi në Evropë që i ka shpëtuar deri tani virusit korona./Reporteri.net

Më Shumë

Sonte në Prizren, Bashkimi përballet me Vëllaznimin

Në kuadër të ProCredit Superliga, sonte në Prizren zhvillohet përballja ndërmjet Bashkimit dhe Vëllaznimit, dy skuadra që hyjnë në këtë duel me synimin për...

Vushtrria fiton derbin e madh ndaj Lirisë në Prizren

Në një ndeshje që mbajti stadiumin “Përparim Thaçi” në tension të vazhdueshëm, Vushtrria arriti të fitojë derbin ndaj Lirisë me rezultatin 1-0. Golin e vetëm...

Lajmet e Fundit