Kreu i Dragashit kërkon mbylljen e përkohshme të dy pikëkalimeve kufitare me Shqipërinë

Kryetari i Komunës së Dragashit, Shaban Shabani ka njoftuar anëtarët e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi se është bërë kërkesë në Ministrinë e Punëve të Brendshme për mbylljen e përkohshme të pikë kalimeve në Borje dhe Orçushë me Republikën e Shqipërisë dhe se për këtë çështje pritet konfirmimi, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Tutje thuhet se pika kalimtare në Krushevë, sipas autoriteteve lokale, mbetet e hapur, por e kontrolluar nga personeli mjekësor.

Në njoftimin e Komunës së Dragashit është theksuar se të premten kryetari Shabani ka mbledhur KKSB-në me qëllim të diskutimit të masave për parandalimin e koronavirusit.

Në këtë takim kreu i komunës ka paraqitur në detaje një raport mbi vlerësimin e kësaj situate dhe veprimet që janë ndërmarrë dhe po ndërmerren nga komisioni koordinues, teksa është diskutuar për marrjen e masave shtesë me qëllim të parandalimit të infeksionit me COVID-19.

“Po ashtu, në këtë takim u kërkua që qytetarët të përcjellin me kujdes të shtuar gjendjen dhe të zbatojnë rekomandimet e dhëna nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHP)”, përfundon njoftimi i Komunës së Dragashit.

Më Shumë

Policia shqiptoi mbi 2100 gjoba komunikacioni në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar 2173 gjoba për kundërvajtje në trafik. Gjatë kësaj periudhe janë raportuar 28 aksidente komunikacioni me...

Përkujtohet Komandant Hekuri

Në fshatin Mrasor të Rahovecit është përkujtuar heroi i kombit, Skënder Rexhepi – Komandant “Hekuri”, në ditëlindjen e tij të 61-të, përmes vizitës në...

Lajmet e Fundit