14.9 C
Prizren
E premte, 8 Maj, 2026

Berisha: Bjeshkët e Kabashit, zonë turistike

KorishëKandidati për kryetar të Prizrenit nga Bashkimi Demokratik Zafir Berisha,është takuar me banorët e fshatit Korishë dhe Caparc.

Ai premtoi se me ardhjen e Bashkimit Demokratik në pushtet, Bjeshkët e Kabashit do të jenë zonë turistike. “Përmes këtij sektori të ekonomisë do të krijojmë kushte që banorët e kësaj ane, por edhe të Prizrenit, të përfitojnë të mira materiale për një mirëqenie më të mirë”.

Osman Hajdari nënkryetar i BD-së tha se monumentet historike në këtë zonë dhe veqanërisht Kalaja e Kabashit do të jenë në fokusin e BD-së.
“Përmes projekteve konkrete do të joshim vizitorët e shumtë, por edhe turistë nga vendet e tjera, të cilët janë të shumtë në Komunën e Prizrenit, të gjithë ata të cilët vizitojnë këtë zonë, do të kenë mundësinë që në shtëpitë tradicionale në Kabash të kalojnë pushime e tyre”.

Arben Muçaj kandidat nga fshati Korishë,premtoi se do të jetë zëri i tyre në institucionet komunale. “Ky zë i cili për fat të keq ka munguar nga fshati Korishë”.

Kandidati i BD-së për kryetar të Prizrenit, Zafir Berisha me bashkëpunëtorë takim elektoral ka mbajtur edhe në fshatin Caparc. Ai edhe në këtë fshat është pritur nga qindra banorë të këtij fshati./PrizrenPress.com/

 

 

Më Shumë

Rrahje mes dy personave në Rahovec, njëri dërgohet në mbajtje

Dy persona pas një mosmarrëveshje verbale janë përleshur fizikisht në Rahovec. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 13:50. Tutje...

Zhduket një e mitur në Prizren

Nëna në Prizren ka raportuar se vajza e saj e mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Rasti është duke u...

Lajmet e Fundit