7.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Mustafa: Program të veçantë zhvillimor për Hasin

has gjonajKryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka thënë të dielën në një takim me banorët e Hasit, se kjo trevë do ta ketë një plan të veçantë zhvillimor, pasi që zgjedhjet e sivjetme lokale në Prizren t’i fitojë LDK-ja, ndërsa vitin e ardhshëm do t’i fitojë zgjedhjet nacionale dhe do ta krijojë qeverinë e re.
“Zona e Hasit i ka dhënë gjithmonë forcë LDK-së dhe do t’i japë në të ardhmen. Për të qenë të ndërgjegjshëm dhe të dinjitetshëm ne do t’i ofrojmë Hasit një qeverisje të mirë. Hasi meriton të jetë pjesë e Prizrenit, por Hasi meriton të jetë edhe komunë në vete. Këtë do ta vendosin banorët e Hasit dhe për këtë do ta kenë mbështetjen e plotë të LDK-së dhe të kryetarit të ardhshëm të Prizrenit, Eqrem Kryeziu”, ka thënë Mustafa.

Ai ka thënë se familjet e Hasit meritojnë një qeverisje më të mirë dhe këtë qeverisje çfarë e meritojnë banorët e kësaj ane, e ofron vetëm LDK-ja.

“Ju keni prijës të mrekullueshëm fetarë me të cilët ju krenoheni, por edhe ne krenohemi me ta, sepse për 24 vite, së bashku me banorët e kësaj ane i kanë qëndruar besnikë LDK-së, dhe parimeve të përcaktuara nga Presidenti Historik Ibrahim Rugova, për liri, pavarësi dhe demokraci”, ka thënë kreu i LDK-së.

Ai ka pohuar se komuna e Prizrenit, e drejtuar nga kryetari i ri, Eqrem Kryeziu, do të kujdeset për programe të veçanta zhvillimore në fushën e infrastrukturës, shëndetësisë, rinisë, sepse rinia juaj e mrekullueshme nuk dallon aspekt nga gjithë rinia e Kosovës dhe rinia e Evropës.

“Motoja jonë është që ne sivjet t’i fitojmë komunat, duke përfshirë Prizrenin dhe shumicën e komunave tjera, jo pse jemi të etur për pushtet, por qytetarët e Prizrenit e meritojnë qeverisjen e LDK-së dhe ne do të bëjmë çdo gjë që t’ua mundësojmë këtë. Prizreni dhe ana e Hasit janë të njohura me traditë dhe kulturë, për të kaluarën dhe për të ardhmen, për kultivimin e vlerave të saj, dhe këto vlera nuk kultivohen më mirë sesa me LDK-në”, ka shtuar kryetari Mustafa,transmeton telegrafi

Në fund, ai ka shtuar se më 3 nëntor do të kemi verdiktin e popullit për qeverisjen e Prizrenit nga LDK-ja, për qeverisjen e Prizrenit nga Eqrem Kryeziu, me të cilin do të krenohemi të gjithë.

Eqrem Kryeziu, kandidat i LDK-së, për kryetar të Prizrenit, falënderoi baballarët e Hasit që i ndejtën besnik LDK-së për çerek shekulli. Ai ka thënë se LDK-së iu deshën disa vite për t’u rimëkëmbur nga vdekje e Presidenti Rugova dhe kjo rimëkëmbje erdhi nga kryetari aktual i LDK-së, Isa Mustafa, i cili është i domosdoshëm për të qenë kryeministër i Kosovës.

Kryeziu ka thënë se pushteti aktual i Prizrenit nuk është i dinjitetshëm për qytetarët e tij, për të bëmat e tyre të cilat i dinë të gjithë. “Prizreni meriton qeverisjen e LDK-së, me të cilën do të mburren të gjithë qytetarët dhe do të ndiheshim krenarë për vendin e tyre”, ka thënë Kryeziu

Më Shumë

Asambleja Parlamentare voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE

Deputetët në Asamblenë Parlamentare kanë votuar në favor të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Nga 171 deputetë që morën pjesë në votim, 131...

Kirurgu i Spitalit të Prizrenit, Zgjim Berisha aderon në Vetëvendosje

Kirurgu i Spitalit Regjional të Prizrenit, Dr. Zgjim Berisha ka aderuar në Lëvizjen Vetëvendosje në Prizren. “Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren çdo ditë e...

Lajmet e Fundit