Paralajmërojnë ekspertët: Pandemia e coronavirusit mund të shkaktojë humbjen e 25 milionë vendeve të punës

Deri në 25 milionë vende pune mund të humben në të gjithë botën për shkak të pandemisë së coronavirusit, paralajmëron Organizata Ndërkombëtare e Punës së Kombeve të Bashkuara (ILO).

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ILO thotë se në rastin më të keq Covid-19 mund të shkaktojë më shumë papunësi në të ardhmen, ndryshe nga kriza globale në vitin 2008.

Ekspertët thonë se gjatë kësaj pandemie, 24.7 milionë vende pune mund të humben.

ILO bëri thirrje për masa urgjente në nivel kombëtar dhe global për të minimizuar nivelin e papunësisë të shkaktuar nga virusi.

Ata deklarojnë që kjo situatë duhet të bazohet në mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve, stimulimin e ekonomisë dhe punësimit, si dhe mbështetjen e vendeve të punës dhe të ardhurave.

Më Shumë

Sot moti me diell dhe vranësira, temperaturat maksimale shkojnë deri në 30 gradë

Sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa në ndonjë rajon pritet të ketë rrebeshe të izoluara shiu, të shoqëruara me disa...

Taulant Pireci rikthehet te FC Prizreni

FC Prizreni ka zyrtarizuar rikthimin e futbollistit prizrenas Taulant Pireci, i cili sërish i bashkohet familjes bardhë e kaltër si pjesë e projektit të...

Lajmet e Fundit