12 C
Prizren
E shtunë, 8 Nëntor, 2025

Abdixhiku: Janë kthyer 39 qytetarë të Kosovës nga shtetet tjera, do të vendosen në karantinë për 14 ditë

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Lumir Abdixhiku bëri të ditur se sot në mëngjes i kanë kthyer në Kosovë, 39 qytetarët të evidentuar nga ambasadat e Kosovës jashtë.

Abdixhiku përmes rrjetit social Facebook, theksoi se të gjithë do të vendosen në karantinë për 14 ditë.

Postimi i plotë i Abdixhikut:

Sot herët në mëngjes kthyem në atdhe 39 qytetarë të Kosovës, të ngujuar jashtë; fëmijë, të moshuar, gra e burra. Dje kthyem ekipin Kombëtar të Boksit. Të gjithë do të vendosen në karantinë 14 ditore në Qendrën Studentore në Prishtinë.

Kthimi i qytetarëve të evidentuar nga ambasadat tona jashtë, në mënyrë të kujdesshme, të organizuar e pa rrezik për qytetarët këtu – do të vazhdojë. Këtë punë do ta bëjmë dhe zhvillimet tjera s’janë brenga e jona tani.

E falenderoj Ministrin Quni dhe Ushtrinë e Kosovës që menjëherë dhe me profesionalizëm po na ndihmojnë.

Qytetarët e ngujuar jashtë, që në urgjencë duan të kthehen në Kosovë, duhet të vazhdojnë të kontaktojnë ambasadat tona. Secili i kthyer do të vendoset në Konvikte për 14 ditë.

Më Shumë

Varrosen vëllezërit që mbetën të vrarë nga dhëndri i tyre në Malishevë/VIDEO

Janë varrosur Driton dhe Naim Morina, dy vëllezërit që mbetën të vrarë në fshatin Gollubovc të Malishevës të enjten e 6 nëntorit. Në pamjet e...

Arrestohet i dyshuari për vrasjen e dy vëllezërve në Malishevë

I dyshuari për vrasjen e dy vëllezërve në Malieshvë, Astrit Isufi është arrestuar mëngjesin e sotëm. Policia e Kosovës ka konfirmuar arrestimin e tij. Policia po...

Lajmet e Fundit