6.1 C
Prizren
E shtunë, 28 Mars, 2026

COVID 19, Berisha: Kukësi-Hasi dhe Tropoja duhet të koordinohen me Prizrenin dhe Gjakovën

Ish-kryeministri shqiptar Sali Berisha kërkoi decentralizim të mjekimit për COVID 19.

Për emisionin “360 Gradë” në RTV Ora, ai tha se duhen përgatitur dhe spitalet në qarqe, ndërsa për Kukësin Hasin dhe Tropojën thotë se duhet të bashkërendohet puna me Gjakovën dhe Prizrenin.

“Decentralizimi i mjekimit. Në gjithë këtë univers të kësaj epidemie kemi mjekë, ndonëse numri ka rënë në mënyrë të tmerrshme në 7 vite, nga 1 me 600 është bërë 1 me 1000. Por kemi edhe shtretër, nuk do mungojnë në spitale nëse e organizojmë mirë punën. Kanë vendosur të bëjnë karantinë spitalin ‘Shefqet Ndroqi’, dakord jam. Por kemi edhe qarqet, Korçën, Elbasanin, Fierin, Shkodrën. Të gjitha këto mund të pajisen dhe bëhen qendra të pritjes në rast nevoje sepse nuk dimë përmasat sesa
do të jenë”, tha Berisha.

Ish-kryeministri dhe ish-kryetari i Partisë Demokratike tha se mbyllja e kurit mes Kosovës dhe

Shqipërisë duhet të përjashtojë zonën Kukës-Has-Tropojë dhe zonën Gjakovë-Prizren.

“Për Kukësin dhe Tropojën duhet të bashkërendohen me Gjakovën dhe Prizrenin. Mbyllja e kurit që i bënë njëri-tjetrit me Kosovën duhet të përjashtojë zonën Kukës-Has-Tropojë dhe zonën GjakovëPrizren. Ata duhet të bashkëpunojnë se cili do të jetë për COVID dhe cili do të jetë për probleme të tjera. Në këtë mënyrë Shqipëria do ta përballojë me shtretër pa asnjë diskutim”, tha Berisha.

Më Shumë

Për 320 vende, mbi 1 mijë aplikantë në Forca e Sigurisë së Kosovës

Kur kanë mbetur edhe pak ditë deri në mbylljen e konkursit për pranimin e 320 ushtarëve të rinj në Forca e Sigurisë së Kosovës,...

27-vjetori i masakrës së Krushës së Madhe, Osmani: Ishte krim me paramendim

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në tubimin përkujtimor kushtuar 27-vjetorit të masakrës në Krushë të Madhe. Ai ka thënë se masakra në...

Lajmet e Fundit