Ish-komandanti i UÇK-së e TMK-së thërret bashkëluftëtarët për ta mbrojtur vendin

Ish-komandanti i UÇK-së dhe Zonës së Dytë të TMK-së në Prizren, Selim Krasniqi, ka një kërkesë për bashkëluftëtarët dhe ushtarët e tij.

A jeni të gatshëm në rast nevoje nga ndonjë rrezik t’i dalim zot qytetarëve dhe atdheut?, pyet Krasniqi, shkruan “PrizrenPress”.

Përgjigjen, po e kërkon përmes rrjetit social ‘Facebook’.

Selim Krasniqi, gjatë luftës, ka qenë komandat i UÇK -së, ndërsa pas luftës i Zonës së Dytë të TMK-së në Prizren. Ai, bashkë me “Grupin e Prizrenit” është dyshuar për krime të luftës nga UNMIK.

Pesë vjet pas mbajtjes së paraburgimit, Krasniqi, bashkë me Bedri Zyberajn dhe Agron Krasniqin, janë shpallur të pafajshëm.

Ai, muajin e kaluar është intervistuar edhe nga Gjykata Speciale.

“Pa dëshirën time dhe tuajën na pamundësuan që ta çojmë përpara amanetin e shokëve tanë, dëshmorë”.

“Por, kam bindjen se ne mund t’i japim shumë atdheut dhe qytetarëve tanë”, shkruan Krasniqi.

Krasniqi, vazhdimisht ka ngritur zërin për dëmin që politika ia ka shkaktuar vendit, pas luftës.

“Lirinë e fituam me gjak dhe nuk ka te drejtë askush që gjakun e derdhur për liri ta shkelë e ta nëpërkëmb askush”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Rreth 23 mijë nxënës testohen më 26 qershor në Testin e Arritshmërisë

Rreth 23 mijë nxënës, do t’i nënshtrohen Testit të Arritshmërisë që mbahet më 26 qershor. Edhe këtë vit ky test do të organizohet vetëm...

Rahoveci shënon Ditën e Çlirimit, Latifi: Liria është amanet që duhet ruajtur

Të dielën e 14 qershorit, Komuna e Rahovecit ka shënuar Ditën e Çlirimit. Me këtë rast është organizuar edhe një seancë solemne në Kuvendin Komunal. Në...

Lajmet e Fundit