Posta e Kosovës: Me sukses po shpërndahet asistenca sociale

Megjithëse mijëra përfitues të skemës sociale kanë shkruar që nga mëngjesi në pikat e Postës së Kosovës gjithandej vendit, procesi i shpërndarjes së tyre është duke u zhvilluar me sukses nga Posta e Kosovës thuhet në njoftimin e Postës së Kosovës.

“Përkundër fluksit të madh të qytetarëve, në të gjitha hapësirat e brendshme të zyrave postare është rreptësisht duke u respektuar distanca sociale prej 2 metrave falë stafit tonë. Edhe në hapësirat jashtë zyrave postare po mbahet distanca megjithëse janë krijuar rende, por është duke na asistuar edhe Policia e Kosovës, të cilën e falënderojmë shumë”, thuhet në njoftim e Postës së Kosovës.

Posta e Kosovës për shkak të motit të ftohtë dhe gjendjes emergjente u bënë thirrje të gjithë përfituesve të asistencës sociale se nuk kanë nevojë të presin në radhë të gjata sepse Asistencën Sociale mund ta marrin edhe në ditët në vijim.

Kryeshefi ekzekutiv, Shefqet Avdija, falënderon të gjithë punonjësit e Postës së Kosovës si dhe qytetarët që edhe në këto kushte të vështira dhe emergjente janë duke realizuar këtë projekt të shpërndarjes së asistencës sociale.

Më Shumë

I pakënaqur me notat e fëmijës, prindi dyshohet se kërcënoi mësimdhënësen në Rahovec

Një incident është raportuar në një shkollë në fshatin Ratkoc të Rahovecit, ku një prind dyshohet se ka kërcënuar një mësimdhënëse. Fillimisht u raportua se...

Familjari i imamit të vrarë: Ky person e kërcënonte prej më shumë se një viti

Familjari i imamit të vrarë në fshatit Zlipotok të Komunës së Dragashit, Benjamin Tairovci ka thënë se i ndjeri ka pas kërcënime të vazhdueshme...

Atdheu me qira

Lajmet e Fundit