13.3 C
Prizren
E shtunë, 9 Maj, 2026

Latifi: Të lajmërohen ata që kanë nevojë për pako ushqimore e higjienike

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka bërë apel tek të gjithë kryetarët e këshillave të fshatrave dhe lagjeve urbane në Qytetin e Rahovecit, që sa më shpejtë të jetë e mundur t’au dërgojnë listën e familjeve që kanë nevojë për pako ushqimore dhe higjienike.

Sipas Latifit, pas situatës së krijuar nga rreziku i infeksionit COVID-19, ka shumë familje të cilat në këto ditë jo të lehta kanë nevoja të shumta dhe nuk kanë mundësi për të përmbushur kërkesat themelore për familjet e tyre.

“Ky apel bazohet edhe në vendimin e fundit të marrë për themelimin e Nënshtabeve Lokale për parandalimin e infeksionit COVID-19, e të cilat duhet të jenë në koordinim të plotë me Shtabin e Posaçëm Emergjent Komunal në Rahovec”.

“Lista duhet të përmbajë: emrin, mbiemrin, numrin e telefonit, vendbanimin dhe numrin e anëtarëve të familjes”.

“Listën mund ta dërgoni në emailin: [email protected]”, thuhet në njoftimin e Komunës së Rahovecit.

Më Shumë

Policia mban ligjëratë në Fakultetin Juridik në Prizren

Sot, më datë 06.05.2026, me ftesë të Prof. Dr. Kadri Kryeziut, Drejtori Rajonal i Policisë, kolonel Faton Alija, së bashku me zëdhënësin rajonal të...

Dita Ndërkombëtare e Mamive shënohet në Spitalin e Prizrenit

Në ambientet e Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren është shënuar simbolikisht 5 Maji - Dita Ndërkombëtare e Mamive, një ditë...

Lajmet e Fundit