Suharekë/ Gjuan me gur policinë në orën policore, arrestohet

Gjatë ditës së djeshme është arrestuar një person në Suharekë pasi ka dalë me veturë në kohën kur është e ndaluar.

Policia ka urdhëruar që të ndalë automjetin, por ai nuk i ishte bindur urdhrave të tyre.

Në momentin kur policët e kishin ndaluar veturën i dyshuari kishte dalë nga vetura e tij dhe me një guri e kishte goditur veturën e policisë, të cilën e kishte dëmtuar në pjesën e prapme dhe më pas kishte sulmuar edhe dy zyrtarët policorë.

I dyshuari nuk kishte zbatuar vendimin e Qeverisë për kufizimin e lëvizjes së automjeteve dhe personave për shkak të virusit Covid – 19 dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajte për 48 orë. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Granit Xhaka arrin marrëveshje me Chelsean?

Chelsea po përgatit një ofertë për Granit Xhakën, me Xabi Alonson që i ka kërkuar pronarëve të klubit angles që të finalizojnë marrëveshjen për...

Rreziku nga pickimi i rriqrave

Me rritjen e temperaturave, rritet edhe rreziku nga paraqitja e rriqrave. Njëra nga komunat më të prekura nga ky fenomen në Kosovë mbetet Malisheva,...

Lajmet e Fundit