Arrestohet shtetasi i Turqisë në Prizren, vodhi 3 mijë euro në “Ria”

Një shtetas i Turqisë është arrestuar në Prizren.

Ai dyshohet për vjedhje.

Zëdhënësi i Policisë në Prizren, Shaban Osmanollaj, tha se i arrestuari M.B. nga Turqia është futur me forcë në objektin e kompanisë për transfer të parave “Ria”.

“Rreth orës 09:50 minuta i dyshuari ishte futur në objektin ” Ria”, duke grabitur me forcë mbi 3000 euro”, tha Osmanollaj, transmeton TV Prizreni.

I dyshuari i ka shkaktuar lëndime trupore edhe pronarit të “Ria”-s.

“Pasi kemi marrë informacionin, policia është vënë në ndjekje të autorit, duke e arrestuar”.

Zëdhënësi Osmanollaj, tha se i dyshuari ishte futur në vendin tonë me datën 10.03. 2020 dhe dyshohet edhe për një rast të vjedhjes në Prishtinë.

Pas arrestimit, i dyshuari, është dërguar në objektet të mbajtjes të policisë .

Më Shumë

Komuna e Suharekës vazhdon dëgjimet publike për buxhetin 2027-2029

Komuna e Suharekës ka vazhduar mbajtjen e dëgjimeve publike me banorë të disa fshatrave në kuadër të përgatitjes së Kornizës Afatmesme të Buxhetit (KAB)...

Rock & Blues Festival rikthehet në Prizren për edicionin e katërt

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka njoftuar mbajtjen e edicionit të katërt të “Rock & Blues Festival”, i cili do të zhvillohet...

Lajmet e Fundit